Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Tradita e shtrimit të iftareve në Shqipëri, burim i vlerave solidare dhe humane

Shtrimi i iftareve është një traditë që ndiqet e pasurohet ndër vite nga Fondacioni ALSAR me synimin për të promovuar vlerat e vëllazërimit dhe solidaritetit human që burojnë prej këtij muaji të madhëruar të Ramazanit.

Türkiye Tiran B.Elçiliği_İşkodra_iftarı_03.jpg
avrupa komisyonu vize muafiyeti için tavsiye kararı aldı.jpg
Arnavutluk-Türkiye Ticaret ve Sanayi Odası_Ramazan yardımı_3.jpg
ALSAR_Arnavutluk_Türkçe Sertifikaları_1.jpg
Arnavutluk-Türkiye Ticaret ve Sanayi Odası (ATTSO) STA toplantısı_2.jpg
Arnavutluk_Maarif Vakfı_Kariyer Fuarı_1.jpg

 Tradita e shtrimit të iftareve në Shqipëri, burim i vlerave solidare dhe humane

Shtrimi i iftareve është një traditë që ndiqet e pasurohet ndër vite nga Fondacioni ALSAR me synimin për të promovuar vlerat e vëllazërimit dhe solidaritetit human që burojnë prej këtij muaji të madhëruar të Ramazanit. 
Në këtë kontekst Fondacioni “Alternativa e së Ardhmes” organizoi një iftar që bashkoi drejtues të pushtetit lokal, kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, prefekten e Qarkut Tiranë, Suzana Jahollari, deputetë të parlamentit të Shqipërisë, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, drejtues të mediave, përfaqësues të shoqërisë civile, intelektuale dhe besimtarë të grupmoshave të ndryshme.

Vlerat që qëndrojnë në zemër të muajit të Ramazanit – besimi, familja, komuniteti, barazia, paqja dhe drejtësia sociale, janë një apel që i drejtohet qenies njerëzore dhe opinionit publik për më shumë solidaritet ndaj njerëzve në nevojë, pasi në këtë mënyrë kontribuojmë për të ngjallur shpresën për një te ardhme më të mirë, ishin këto mesazhet dhe fjalët përshëndetëse që dhanë kryetari i ALSAR, Mehdi Gurra, kryetari i Bashkisë së Tiranës si dhe ambasadori turk në Shqipëri...

***

Ambasada e Turqisë në bashkëpunim me institucionet turke në Shqipëri shtron iftar në Shkodër

Ambasada e Turqisë në Tiranë, me kontributin e Bashkisë Üsküdar të Stambollit dhe në bashkëpunim me Shoqatën “Istanbul” dhe Myftininë, u organizua iftar në qytetin e Shkodrës me pjesëmarrjen e rreth 500 qytetarëve dhe të personaliteteve nga fusha të ndryshme.

Në fjalën e tij përshëndetëse ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, duke uruar besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit tha se "ky muaj na bashkon nëpër sofra iftaresh dhe na solidarizon me njëri-tjetrin".

"Ju përcjell përshëndetjet e përzemërta të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe të vëllezërve tuaj nga Turqia", tha ai.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük në fjalën e tij vuri theksin në muajin e bekuar të Ramazanit për të frymëzuar që të jemi më vigjilentë ndaj ngjarjeve që po ndodhin në ditët tona. Ai theksoi se Ramazani do të thotë dashuri dhe sinqeritet dhe tolerancë më njëri-tjetrin. 

"Për fat të keq, po kalojmë një periudhë të vështirë, ku njerëzimi po mbahet larg tolerancës dhe mirëkuptimit dhe ku dallimet apo diversitetet, të cilat janë pjesë përbërëse e trashëgimisë sonë globale po kthehen në objekt konfliktesh. Sulmet terroriste që ndodhën në muajt e fundit në Zelandën e Re dhe në Sri-Lankë, veçanërisht sulmet brutale kundër xhamive në ShBA, Kanada si dhe në Evropë, na tregojnë madhësinë e kërcënimit të paraqitur nga ky konflikt. Fatkeqësisht shohim se fenomene si antiislamizmi, antisemitizmi, antikrishtërimi, antiemigracioni po ndikojnë gjithë botën. Dhe për fat të keq partitë politike të krahut ekstrem të djathtë, populiste dhe polarizuese që përdorin këtë gjuhë urrejtjeje depërtojnë në qendër të politikës. Ata i udhëheqin masat e papërgjegjshme drejt qëllimeve konfrontuese dhe jondërtuese. Por le të mos harrojmë se për sa kohë që ne jemi të bashkuar do të forcohemi kundër këtyre fenomeneve çdo ditë e më shumë".

E pranishme në iftar, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, duke iu drejtuar pjesëmarrësve u shpreh: "Unë marr pjesë me kënaqësi sonte në këtë iftar. Uroj dhe lutem që Zoti të gjithëve ju t’u pranojë lutjet dhe agjërimin. Mirësia përmes lutjes suaj të jetë në familjet tuaja dhe tek të gjithë ne".

Në iftar ishte pjesëmarrës edhe prefekti i Shkodrës Çesk Millja, i cili në fjalën e tij tha: "Uroj të gjithë familjet shqiptare, të gjithë besimtarët që të kenë e të përcjellin mirësi dhe të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin". 

Ndërsa, kryetari i shoqatës “Istanbul”, Ridvan Seferaj, tha se kësaj radhe Bashkia e Üsküdarit vjen në Shkodër me programin e saj të iftarit dhe fton në sofrën e saj motrat dhe vëllezërit shkodranë. "Prej shekujsh Shqipëria dhe Turqia kanë ndarë bukën dhe sofrën si dy vende dhe popuj miq mes njëri-tjetrit", u shpreh Seferaj.

Pastaj, në emër të myftinisë Shkodër përshëndeti teologu Lavdrim Hamja, i cili falënderoi organizatorët dhe kontribuuesit e këtij iftari.

“Ndihmat e Turqisë për Shqipërinë kanë qenë të përhershme dhe të vazhdueshme, jo vetëm në fushën fetare, por në çdo fushë që vendi ynë ka pasur nevojë. Falënderojmë shtetin turk për ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë, si dhe për mbështetjen me imamë-hafëzë, që Dijaneti i Turqisë dërgon me vite me radhë në Shkodër për muajin e begatë të Ramazanit”.

***

Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë 

Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, duke lexuar progres raportin për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, deklaroi të mërkurën e kaluar se “Komisioni Evropian rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

Sipas Komisionerit Hahn, progresi i Shqipërisë dhe i Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e kritereve të paracaktuara është mbresëlënës. Sipas tij, kusht i vetëm mbetet vijueshmëria e reformave.

“Shumë vende kanë arritur kriteret që kemi vendosur dhe në veçanti Ballkani Perëndimor. Angazhimi ynë ka dhënë rezultate konkrete. Kemi dhe arritje historike, kemi shumë sfida që mbeten ende të hapura dhe paketa e sotme tregon se duhet ecur mbi këto udhëzime”, tha Hahn.

Ai deklaroi se Shqipëria ka bërë progres me Reformën në Drejtësi dhe procesin e patjetërsueshme të vetingut.  “Ky është një shembull edhe për vendet e tjera”, deklaroi Hahn.

 Propozimi i KE-së duhet të miratohet nga Këshilli i Ministrave të shteteve anëtare të BE-së.

***

Takim i radhës i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO)

Të martën e kaluar, pranë ambienteve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO) u mbajt takimi i radhës për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë midis Shqipërisë dhe Turqisë. 

Takimi kishte në fokus temën e liberalizimit të tregut për produktet bujqësore dhe eksportimin e tyre drejt tregut turk. Gjithashtu u diskutua edhe për problematikat dhe vështirësitë që hasin kompanitë shqiptare për eksportimin e produkteve drejt Turqisë.

Në mbledhje ishin pjesëmarrës përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Autoritetit Kombëtar i Ushqimit, Unioni i Dhomave, Shoqata dhe Dhoma Tregtare si dhe kompani të ndryshme.

***

Grupi i Grave Sipërmarrëse të ATTSO shpërndan ndihma në Shqipëri

Grupi i Grave Sipërmarrëse të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO), me pjesëmarrjen e gruas së ambasadorit të Republikës së Turqisë, Ayşegül Erdal Yörük, njëkohësisht Kryetare Nderi e këtij grupi, shpërndanë 50 paketa ushqimore për familjet në nevojë në fshatin Vilëz të Shqipërisë me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Fshati Vilëz kishte një bukuri natyrore të rrallë, por infrastruktura e dobët e rrugëve e bënte të vështirë kalimin në atë vend.

Grupi i Grave Sipërmarrëse të ATTSO ka ofruar në muajt e fundit ndihma të ndryshme në Shqipëri për familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara.

***

Fondacioni Turk “Maarif” zhvillon panair për karrierën

Mbahet në Tiranë panairi i karrierës nën kujdesin e zyrës së Fondacionit Turk “Maarif” në Shqipëri dhe universitetit “New York Tirana”. 

Panairi një ditor ka mbledhur së bashku pedagogë, studentë dhe përfaqësues të kompanive të ndryshme në vend të cilët paraqitën ofertat e tyre të punësimit, ndërsa synon të ofrojë ndihmë për studentët në tregun e punës. 

Në hapje të panairit zëvendësrektorja e universitetit “New York Tirana”, Nertila Gjini, tha: "Jam shumë krenare që nga disa përfaqësuesit e kompanive që janë paraqitur këtu, janë ish-studentët tanë”. 

Ajo theksoi se shpreson që ndërlidhja mes studentëve dhe kompanive të jetë sa më e mirë. 

Panairi i karrierës në këtë universitet është kthyer në traditë shumëvjeçare nëpërmjet të cilit studentët e universitetit “New York Tirana” por jo vetëm, takohen me kompani dhe sipërmarrje të ndryshme ku shikohen mundësitë e punësimit. 

Fondacioni Turk “Maarif” administron disa institucione arsimore në Shqipëri, përfshirë edhe universitetin “New York Tirana”.

***

Në Konispol dhe Kukës akordohen certifikatat e kurseve të gjuhës turke

Me rastin e përfundimit të kursit të mësimdhënies së gjuhës turke për komunitetin e banorëve të qyteteve Kukës dhe Konispol, u zhvilluan ceremonitë e akordimit të certifikatave për nxënësit pjesëmarrës të këtyre kurseve.

Një projekt ky i zhvilluar për të tretin vit radhazi, në përgjigje të interesimit të nxënësve të këtyre zonave për të zgjeruar horizontin e kulturës dhe njohurive të tyre në gjuhët e huaja. Duke u konsideruar në këtë mënyrë si një mundësi optimale për të gjithë nxënësit dhe të rinjtë e interesuar, që përmes këtij projekti të përfitojnë mundësi e alternativa optimale arsimimi të standardeve bashkëkohore ndërkombëtare, për të ndjekur studimet në Turqi, si për ciklin e mesëm shkollor ashtu dhe për atë universitar.

Kurset e gjuhës turke gjatë vitit shkollor 2018- 2019 janë ndjekur rregullishtnga 110 nxënës, programet e mësimdhënies janë zhvilluar në dy nivele në atë fillestar dhe të avancuar. Në përfundim të këtij kursi nxënësve pjesëmarrës iu akorduan certifikatat e vlerësimit.

Realizimi i këtij projekti shënon një tjetër kurorëzim të suksesshëm të zhvillimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet Fondacionit ALSAR dhe Bashkive të qyteteve Kukës dhe Konispol.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme