Shqipëri – ATTSO dhe Bafra TSO nënshkruajnë protokoll binjakëzimi

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri - Turqi (ATTSO) dhe ajo e qytezës Bafra (Bafra TSO) të rrethit Samsun, në veri të Turqisë, kanë nënshkruar protokoll binjakëzimi.

Shqipëri – ATTSO dhe Bafra TSO nënshkruajnë protokoll binjakëzimi

Sipas deklaratës nga Bafra TSO, kryetari i bordit të saj, Goksel Basar, në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit në ATTSO, deklaroi se çdo vit përpiqen të organizojnë panaire dhe vizita jashtë vendit në mënyrë që anëtarët e tyre të njohin tregjet ndërkombëtare dhe të zhvillojnë eksportet.

Ai tregoi se kanë zhvilluar konsultime me zyrtarët e ATTSO-së para turneut që kanë realizuar në Ballkan, duke shtuar se protokollin e binjakëzimit mes dhomave tregtare dhe industriale në fjalë e kanë bërë që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë të përforcohen edhe më shumë me bashkëpunime në aspektin tregtar.

Basar tha se në kuadër të protokollit është rënë dakord për shkëmbimin e informacioneve në lidhje me statusin aktual të tregjeve kombëtare dhe perspektivat e zhvillimit, kërkesat dhe potencialet e ndërmarrjeve, institucioneve dhe kompanive, aktivitete këto që do të organizohen nga dhomat krahas veprimtarive të tjera.

Zëvendëspresidenti i ATTSO-së, Fethi Kaya, shpjegoi se vazhdojnë punën në drejtim të përforcimit të marrëdhënieve tregtare me Turqinë.

Ai tha se me protokollin e nënshkruar do të kenë mundësi që të bashkëpunojnë në shumë fusha si simpoziume dhe projekte, ndërsa ndau shpresën për vazhdimin dhe thellimin e dialogut ndërmjet dhomave.

Ndërsa ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, theksoi se protokolli i binjakëzimit të ATTSO-së dhe Bafra TSO-së do të ofrojë kontribut pozitiv në aspektin e marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë, të bazuara në histori të përbashkët. / AA



Lajme të ngjashme