Meta: Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, një nga ngjarjet më të mëdha në historinë e vendit

Në Tiranë është përkujtuar me një ceremoni madhështore 10-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Arnavutluk-un NATO Üyeliğinin 10. Yıl Dönümü_14.jpg
Arnavutluk-un NATO Üyeliğinin 10. Yıl Dönümü_13.jpg
Arnavutluk-un NATO Üyeliğinin 10. Yıl Dönümü_21.jpg
Arnavutluk-un NATO Üyeliğinin 10. Yıl Dönümü_12.jpg
Arnavutluk-un NATO Üyeliğinin 10. Yıl Dönümü_7.jpg
Arnavutluk-un NATO Üyeliğinin 10. Yıl Dönümü_1.jpg

Ceremoni ushtarake me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Shqipëria festoi 10-Vjetorin e Anëtarësimit në NATO në një ceremoni në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ku morën pjesë presidenti i Republikës Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ministrja e Mbrojtjes e Italisë, Elisabeta Trenta, ajo e Maqedonisë së Veriutm Radmilla Shekerinska, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha etj. Në këtë ceremoni morën pjesë gjithashtu shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneralbrigade Bardhyl Kollçaku, homologu i tij turkShefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralarmate Yaşar Güler, ambasadori Turqisë në Tiranë Murat Ahmet Yöruk si dhe mjaft të ftuar.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në fjalën e tij tha se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 10 vite më parë përbën një nga ngjarjet më të mëdha në të gjithë historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. 
"Pak ditë më parë ne kujtuam 20-vjetorin e vendimit historik të NATO-s për të ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë, duke i dhënë fund gjenocidit dhe spastrimit etnik jo vetëm atje, por njëherë e përgjithmonë në të gjithë rajonin tonë. Të gjithë shqiptarët u mbeten përherë mirënjohës SHBA-ve dhe NATO-s për këtë ndërhyrje vendimtare që jo vetëm shpëtoi një popull të pafajshëm, por forcoi paqen dhe sigurinë në rajonin tonë. Në këtë 70-vjetor të krijimit, NATO-ja bashkon vullnetet e lira të 29 vendeve anëtare, dhe së shpejti mirëpret anëtaren e 30-të të saj, Republikën e Maqedonisë së Veriut", theksoi Meta. 

Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se Shqipëria përgatitet të nisë veprën e rëndësishme të ndërtimit të bazës së NATO-s në Kuçovë, e cila do të jetë sipas tij, një prej bazave më moderne dhe më të mëdha të NATO-s në rajon. Rama gjithashtu tha se pas 100 vitesh luftë, Ballkani sot gëzon paqe dhe siguri. 
"Një rajon që prej pas më shumë 100 vitesh luftë dhe konfliktesh të pandërprera, falë edhe NATO-s, Ballkani gëzon sot, më në fund, një periudhë paqeje, ripajtimi dhe përpjekjesh për bashkëpunim të ndërsjellë, me një qasje të spikatur integruese ushtarake, ekonomike dhe politike. Ne ndihemi jashtëzakonisht mirë sot, që integrimi i Malit të Zi më parë dhe i Maqedonisë së Veriut më pas në NATO ka krijuar një hapësirë të gjerë në Ballkan për NATO-n dhe ka forcuar stabilitetin e Ballkanit, duke çuar drejt mbushjes së një vakumi të krijuar pas ndryshimeve tektonike që pësoi gadishulli nga shpërbërja e Jugosllavisë", u shpreh kryeministri Rama. 
Rama tha se Shqipëria beson shumë fort se integrimi i Kosovës me ushtrinë e saj kombëtare në familjen euroatlantike është një domosdoshmëri, jo thjesht për Kosovën, as vetëm për Ballkanin, por sipas tij, për të gjithë familjen euroatlantike. Ndërsa në fjalën e saj në ceremoni, ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, u shpreh: "Shqipëria është një eksportues sigurie, pjesëmarrëse në iniciativat dhe misionet e drejtuara nga NATO në Afganistan, Kosovë dhe Detin Egje, në prezencën e përparuar të NATO-s në Letoni. Jemi pjesëmarrës në operacione të drejtuara nga BE në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Mali, ndërkohë qe aktualisht po bëhen përgatitjet e fundit për të marrë pjesë në operacionet nën drejtimin e OKB-së në Sudanin e Jugut". 
Gjatë ceremonisë, trupa ushtarake, armatim, pajisje dhe mjete ushtarake të Shqipërisë mbushën Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe Sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë, ndërkohë që mbi Tiranë fluturuan avionët e NATO-s.

Në ceremoninë zyrtare me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO shteti turk u përfaqësua nga Flamurtarët e ardhur nga Turqia.

Data zyrtare e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO është 1 prill 2009. Shqipëria mori për të parën herë pjesë si anëtare me të drejta të plota e NATO-s në Samitin e Aleancës që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, si vende të reja anëtare.

Nga ana tjetër, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Turk Gjeneralarmate Yaşar Güler zhvilloi një vizitë në selinë e ambasadës së Turqisë në Tiranë, ku u prit nga ambasadori turk, Murat Ahmet Yöruk.

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme