Kalldrëmi kthehet në Bazhdarhane, kërkohet edhe kthimi i mullinjve historikë

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me “PPSE Program Swisscontact” kanë prezantuar draft-dokumentin e hartuar për strategjinë e zhvillimit të turizmit në Komunën e Prizrenit.

Prizren Aşk Köprüsü.jpg
Prizren_kaldırım projesi_Bazhderhane.jpg
Kosova Başbakanı Ramush Haradinaj_AB vizesi.jpg
Avrupa Parlamentosu_Kosova_vize oylama.jpg
Kosova şans oyunlarını kapatıyor.jpg
Kosova_mahkeme dosyaları.jpg

Kalldrëmi kthehet në Bazhdarhane, kërkohet edhe kthimi i mullinjve historikë

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me PPSE Program Swisscontact, në debatin publik të organizuar në Prizren, kanë prezantuar draft dokumentin e hartuar për strategjinë e zhvillimit të turizmit në Komunën e Prizrenit.

Pas një fjalimi përshëndetës nga drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit, Sevil Kazaz, fjalën e morri eksperti i turizmit dhe njëri prej përpiluesve të kësaj strategjie, Agon Nixha, i cili dha sqarime të detajuara në lidhje me përmbajtjen e strategjisë, e cila është bazuar në modelin St. Gallen për menaxhim të destinacioneve (SGDM) dhe është hartuar nga një ekip i përbërë prej ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në prezantim u tregua për veprimet që duhet të ndërmerren për zhvillimin e turizmit në Komunën e Prizrenit.

Aty është thënë se planifikohet kthimi i kalldrëmit në Bazhdarhane, lidhja e Kalasë me teleferik etj.

Pas prezantimit, qytetarët e pranishëm dhanë komentet dhe sugjerimet e tyre në lidhje me këtë strategji.

Një ndër sugjerimet, ishte restaurimi i mullinjve përgjatë rrjedhës së lumit në qendër të Prizrenit, pasi Prizreni dikur ka qenë i mishëruar dhe i njohur me mullinjtë e vjetër.

“Mullinjtë mund të restaurohen dhe të përdoren si muze, apo edhe si restorante ku do të shërbehej ushqim tradicional”, është thënë në debat.

Mullini më i njohur aty ka qenë i Shaban Agës, mu pranë urës së kaltër, apo siç njihet tani “urës së të dashuruarve”.

Po ashtu është dhënë ideja që Hamami i Prizrenit të rikthehet në gjendjen origjinale të shfrytëzimit, për çka do të ishte një atraksion i vërtetë turistik. Është marrë shembull Sarajeva ku Hamami i Sarajevës është rikthyer të funksionojë si Hamam, apo edhe Hamami i Krujës ku kryeministri Rama kishte paralajmëruar se do të funksionojë në formën origjinale. Është përmendur edhe kryeqyteti i Hungarisë Budapesti ku po ashtu ka Hamame të vjetra turke që funksionojnë si Hamame dhe paraqesin destinacion të shumë-frekuentuar turistik prej të huajve.

Një ide tjetër ishte lidhja e Cvilenit me Teleferik.

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik edhe pas këtij debati, mbetet e hapur për komentet dhe sugjerimet e qytetarëve, të cilat mund t’i adresohen drejtorisë nëpërmjet e-mailit.

***

Mbyllen lojërat e fatit në Kosovë

Me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka votuar p/ligjin që ndalon të gjitha lojërat e fatit në territorin e Kosovës. Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qeveria e Kosovës është dashur të vijë me një ligj të veçantë për Lotarinë e Kosovës (lotarinë shtetërore). 

“Janë dy amendamente. Neni i parë ndryshon si në vijim. Me këtë ligj ndalohen të gjitha lojërat e fatit në tërë territorin e Kosovës. Dhe neni dy, më këtë shfuqizohet Ligji për lojërat e fatit dhe aktet nënligjore për zbatimin e tij. Ne kemi thënë që është dashur që qeveria të vijë me ligj të veçantë si çdo shtet tjetër. Ne i kemi kthyer lojërat e fatit në pikën zero”, ka deklaruar Abdixhiku.

Përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare kanë diskutuar lidhur me përmbajtjen e projektligjit, ndërsa deputetë të tjerë kanë dhënë vërejtje dhe propozime përkitazi me nene të caktuara të tij.

Pas përfundimit të debatit, Kuvendi miratoi në shqyrtim të parë projektligjin, ndërsa nëpërmjet shmangies nga rregullorja, i hapi rrugën shqyrtimit të tij dytë brenda të njëjtës ditë.

Pas një pauze, Kuvendi u mblodh serish në seancë të jashtëzakonshme dhe me 69 vota për, miratoi në shqyrtim të dytë Projektligjin për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Në bazë të këtij ligji, Lojërat e Fatit nuk do të kenë të drejtë të operojnë në  10 vitet e ardhshme në Kosovë.

Pas miratimit, ligji duhet të publikohet në gazetën zyrtare në mënyrë që të hyjë në fuqi, e kjo pritet të ndodhë brenda 15 ditësh pas votimit në Kuvend.

***

Parlamenti Europian rivoton për liberalizim të vizave për Kosovën 

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbeten të vetmit të izoluar në rajon nga burokratët e Bashkimit Europian, të cilët nuk po i japin të drejtën e lëvizjes së lirë. Këshilli Europian nuk ka miratuar ende votimin pro të Parlamentit Europian vitin e kaluar, sa që Parlamentit në fjalë i është dashur të përsërisë votimin për përkrahjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Parlamenti Evropian ka votuar të enjten për të vazhduar mandatin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ky votim ka qenë pjesë e një hapi ligjor, në mënyrë që të vazhdohet mandati i këtij procesi edhe në kohën e tranzicionit, pasi zgjedhjet në Bashkimin Evropian do të mbahen në muajin maj.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka thënë në një postim në Twitter se tani i takon Këshillit Evropian të bëjë punën e tij.

”Shumica kanë votuar në të mirë të liberalizimit të vizave për Kosovën. I bëjmë thirrje Këshillit Evropian të veprojë TANI”, është shprehur ajo.

E në Parlament, Fajon ka thënë se "Kosova mbetet pika e fundit e zezë në hartën e Ballkanit Perëndimor që nuk ka liberalizim vizash. Unë pyes pse Këshilli i Evropës dhe qeveritë e vendeve anëtare të BE-së nuk e kanë mbajtur premtimin. Si Evropë po humbim kredibilitetin e qytetarët kosovarë po humbin shpresën”. 

Komisioneri i BE-së për çështje të brendshme greku Avramopulos edhe një herë ka theksuar rëndësinë e heqjes së vizave për kosovarët, duke thënë se liberalizimi i vizave nuk duhet të bëhet vetëm për të qenë të drejtë e për të njohur punën e bërë deri tani nga autoritetet kosovare.

"Kjo ka të bëjë edhe me sigurimin e stabilitetit në rajon dhe perspektivën evropiane për tërë rajonin”. 

Parlamenti Evropian kishte votuar për herë të parë në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën, në shtator të vitit të kaluar. Por nga ajo kohë nuk kishte lëvizje në këtë drejtim nga Këshilli I ministrave, saqë tani Parlamentit Europian i është nevojitur votimi për vazhdimin e mandatit këtij procesi.

***

Haradinaj kërkon përshpejtim të procesit të liberalizimit të vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se në Parlamentin Evropian është konfirmuar mandati për fillimin e trialogut për liberalizimin e vizave.

“Nën lidershipin e eurodeputetes Tanja Fajon – në Parlamentin Europian me 331 vota për, u konfirmua për të dytën herë mandati për fillimin e trialogut për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Një vullnet kaq i fuqishëm politik, që buroi nga Parlamenti Europian në Strasburg, rikonfirmon për të disatën herë se institucionet e Kosovës i kanë përmbushur të gjitha kushtet e parashtruara, siç e ka konfirmuar edhe Komisioni Europian në Bruksel vitin e kaluar.

Është tërësisht e padrejtë, frustruese, dhe e dekurajuese që qytetarëve të Kosovës vazhdon t’u mohohet e drejta e fituar për lëvizje të lirë në Europë.

Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, u bëjmë thirrje kryeqyteteve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, që t’i japin drejtim dhe epilog çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën, si e drejtë e fituar dhe e pakontestueshme, tani kur bëhen shtatë vjet nga data kur na është dorëzuar udhërrëfyesi për vizat.

Kosova vazhdon të mbetet e fokusuar në përkushtimin e saj për avancimin e rrugës sonë drejt Bashkimit Europian, dhe u qëndron fuqishëm besnike vlerave dhe parimeve për të cilat jemi zotuar bashkë në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit”, ka shkruar Haradinaj në rrjet social.

***

BE megjithë dialogun e bllokuar, integron Serbinë

Bashkimi Europian synon të përparojë procesin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian përkundër zhvillimeve rreth dialogut me Kosovën. Këtë e konfirmoi edhe komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn. Ai deklaroi në Beograd se janë duke u bërë përgatitjet për hapjen edhe të një kapitulli të ri ndërmjet BE-së dhe Serbisë në kuadër të negociatave për anëtarësim në bllokun evropian. Hahn ka shprehur keqardhje për bllokimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka theksuar kjo nuk duhet të jetë arsye për ndaljen e procesit të integrimit evropian të Serbisë. Në konferencën për media pas takimit me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, Hahn ka thënë se nuk ka asnjë arsye të ndalet gjithçka për Serbinë, vetëm sepse dialogu është bllokuar. Të enjten në mbrëmje, komisionari Hahn është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Para vizitës në Serbi, Hahn ka qëndruar në Sarajevë, ku me zyrtarë të lartë të Bosnjë dhe Hercegovinës ka diskutuar procesin e integrimit të këtij vendi në Bashkimin Evropian.

***

Nivel i ulët i gjykimeve për krime lufte

Fondi për të drejtën humanitare në Kosovë prezantoi raportin mbi gjykimet në lidhje me konfliktin në Kosovë, ku thuhet se gjatë vitit 2018 janë ngritur dy aktakuza për krimet e luftës kundër popullatës civile, njëra nga ana e prokurorit ndërkombëtar dhe një nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës. 

Drejtuesi i këtij “Fondi” Bekim Blakaj ka thënë se rezultatet e procesit nuk janë për lëvdatë.

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasa Kandic ka kërkuar më shumë përgjegjësi në drejtësinë penale. Duke përmendur ndryshimin e deklaratave të dëshmitarëve dhe ndikimin e politikës në procese, por edhe mungesën e bashkëpunimit Kosovë-Serbi, Kandic ka argumentuar se ngritja e aktakuzës nuk është e lehtë.

“Njëra nga prioritetet kryesore për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është bashkëpunimi për zbardhjen e krimeve të luftës”, tha Kandic.

Këtë vit ka hyrë në fuqi Ligji mbi Gjykatat, me të cilin, midis të tjerash është paraparë formimi i departamentit special pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili do të jetë kompetent të veproj lidhur me akuzat për krime lufte. Anka Kurteshi Hajdari nga Fondi për të Drejtën Humanitare tha se edhe pas bartjes së kompetencave ekzekutive nga misionet ndërkombëtare tek institucionet vendase, çështja e gjykimeve ndaj krimeve të luftës mbetet e ulët.

***

BQK-ja informon fëmijët për rëndësinë e kursimit të parasë

Në kuadër të “Javës së Parasë në funksion të edukimit financiar”, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme për një javë rresht nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) duke informuar studentë dhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme rreth rolit të BQK-së dhe rëndësinë e kursimeve.

Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) e kanë  vizituar edhe  nxënës të shkollës “Faik Konica” ku përmes një aktiviteti të realizuar nga BQK-ja kanë bërë disa punime si ata i kursejnë paratë dhe për çfarë qëllime i shfrytëzojnë.

Java e Parasë është kampanjë në 169 vende të botës. Qëllimi është që gjatë kësaj jave t’i njoftojmë fëmijët rreth parasë, menaxhimit të parasë dhe si duhet harxhuar ato kundrejt kërkesave tuaja”, tha udhëheqësja e Divizionit për Edukim Financiar, Ajshe Ramosaj.

Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, i informoi fëmijët se sa është i rëndësishëm kursimi i parasë.

“Ne si Bankë Qendrore kemi obligim me i mbikëqyrë bankat komerciale që realisht ua ruajnë paranë, që nuk ju humbin paratë po ua rritë parat dhe ju është mirë sa më shumë të kurseni dhe të bëni para”, tha Mehmeti.



Lajme të ngjashme