Serbia i bën thirrje Bashkimit Evropian për shfuqizimin e taksës doganore të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i bëri thirrje Bashkimit Evropian, që të bëjë që Kosova të heqë dorë nga zbatimi i taksës 100% ndaj produkteve të importit, nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.

Serbia i bën thirrje Bashkimit Evropian për shfuqizimin e taksës doganore të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i bëri thirrje Bashkimit Evropian, që të bëjë që Kosova të heqë dorë nga zbatimi i taksës 100% ndaj produkteve të importit, nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.

Në konferencën për shtyp në kryeqytetin Beograd, Vuçiç tha se Bashkimi Evropian duhet të jetë më i qartë për serbët që jetojnë në Kosovë dhe të ardhmen e Serbisë dhe i bëri thirrje Unionit që Kosova të heqë dorë nga taksa doganore.

Ai kërkoi nga BE-ja që të përpiqet në mënyrë më të fuqishme ndaj udhëheqjes së Prishtinës, në mënyrë që kjo e fundit të shfuqizojë zbatimin e taksës doganore dhe u shpreh për rëndësinë e vazhdimit të procesit të dialogut ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve edhe në të ardhmen.

Duke mbrojtur mendimin se Kosova do të heqë dorë nga zbatimi i taksës pasi kjo është pakuptim dhe palogjikë, Vuçiç tha: “Nëse Prishtina nuk shfuqizon vendimin, atëherë kjo tregon në mënyrë të qartë se nuk është palë e negociatave dhe kompromisit”.

Nga ana tjetër, Presidenti serb vlerësoi edhe vizitën e një dite më parë të Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimit Putin në Serbi dhe bëri të ditur se nga Rusia do të sigurojnë 7 helikopterë ushtarakë.

Në seancën e zhvilluar në muajin nëntor në Kuvendin e Kosovës, u mor vendimi që të zbatohet taksë doganore 100% ndaj produkteve të importit nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, të cilat janë vende të rajonit që nuk e njohin Kosovën si një shtet i pavarur.

E ndarë nga Serbia në 17 shkurt 2008 duke shpallur njëanësisht pavarësinë, Kosova edhe pse sot njihet nga më shumë se 100 vende, nga Serbia shihet ende si tokë e saj dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Edhe Bosnjë-Hercegovina, për shkak të mos miratimit nga autoritetet serbe në vend, nuk e njeh Kosovën si një vend i pavarur.



Lajme të ngjashme