Cipras në shkurt vjen për vizitë në Turqi

Në një reportazh për televizionin grek “Open TV”, Aleksis Cipras tha se me ftesë të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan në fillim të shkurtit do të realizojë një vizitë zyrtare në Turqi.

Cipras në shkurt vjen për vizitë në Turqi

Kryeministri i Greqisë, Alexis Cipras ka deklaruar se në shkurt do të vizitojë Turqinë.

Në një reportazh për televizionin grek “Open TV”, Aleksis Cipras në lidhje me vizitën e planifikuar në Turqi me ftesë të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) tha: “Në Turqi do të shkoj në fillim të shkurtit. Por data e saktë nuk është përcaktuar ende”.

Cipras theksoi se kanalet e komunikimit midis dy vendeve duhet të mbeten të hapura, sidomos kur ka probleme.

"Është e rëndësishme që ky kanal (komunikimi) me Erdoanin të mbetet i hapur, veçanërisht nëse ka ndonjë problem. Unë takohem me të (Erdoanin) çdo 2-3 muaj në platformat ndërkombëtare, sepse kontakti i afërt është shumë i rëndësishëm, veçanërisht kur ky kontakt zhvillohet në nivelin më të lartë",- shtoi ai.

Ndër të tjera kryeministri grek tha se mund të kërkojë mocion votëbesimi në rast se partneri i qeverisë, ANEL do të tërheqë mbështetjen ndaj qeverisë për shkak të “marrëveshjes së emrit” me Maqedoninë dhe nëse nuk siguron mbështetjen e duhur, mund të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.



Lajme të ngjashme