Xhaferoviç: Perspektiva e Ballkanit Perëndimor është në NATO

Xhaferoviç thekson se hapat e para të punës së tij në Presidencën e BeH-së dhe fokusi i punës së përgjithshme të kreut kolektiv të shtetit do të përqendrohet në atë që i nevojitet BeH-së, zhvillimit ekonomik dhe integrimit.

Xhaferoviç: Perspektiva e Ballkanit Perëndimor është në NATO

Anëtari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH) nga radhët e popullit boshnjak, Shefik Xhaferoviç, në një prononcim për Anadolu Agency (AA) thotë se perspektiva e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor është në NATO dhe se “ne jemi pjesë e Evropës dhe duam të bëhemi pjesë e institucioneve evropiane".

Xhaferoviç thekson se hapat e para të punës së tij në Presidencën e BeH-së dhe fokusi i punës së përgjithshme të kreut kolektiv të shtetit do të përqendrohet në atë që i nevojitet BeH-së, zhvillimit ekonomik dhe integrimit.

“Këto janë tre fusha të mëdha që kam ndërmend të punojë menjëherë, pikërisht në fillim. Puna në stabilitetin ekonomik, në një klimë konstruktive dhe pozitive është e domosdoshme. Sepse, nëse doni të bëni një hap përpara, atëherë me sjelljen tuaj, me mënyrën tuaj të punës, me qëndrimin tuaj ndaj shtetit krijoni atë klimë politike”, thotë Xhaferoviç.

Ai thotë se pa një klimë pozitive politike nuk është e mundur të arrihet një hap përpara.

“Deri më tani, për fat të keq, sidomos në këtë mandat, ende mandat aktual, kishte mjaft përpjekje për destruktim, goditje ndaj institucioneve të BeH-së, kërcënime ndaj integritetit të saj, kërkesa për ndarje shtesë. Të gjitha këto shkaktuan paqëndrueshmëri në vendin tonë dhe retorikë negative, dhe ajo në vetvete reflekton ndaj pozitës dhe imazhit ndërkombëtar të BeH-së në botë”, thotë Xhaferoviç. (AA)



Lajme të ngjashme