Korrigjimi i kufijve mes Kosovës e Serbisë

Vazhdojnë mendimet e ndryshme për mundësinë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë në fazën finale të dialogut, çështje që është diskutuar shumë javën e fundit në Kosovë.

Kosova Cumhurbaşkanı Hashim Thaçi_Ağustos 2018.jpg
Kosova Başbakanı_Ramush Haradinaj_basın.jpg
Wolfgang Petritsch.jpg
Ivica Daçiq_Daçiç.jpg
Daniel Server.jpg
Berat Rukiqi.jpg

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përsëritur disa herë që nuk do të ketë ndarje të Kosovës, por vetëm korrigjim të kufijve me Serbinë, për çka tha se janë 400 kilometra kufi që duhet vënë mes dy shteteve. Me këtë duhet të përmbyllet shtet-formimi apo konsolidimi i Kosovës. Gjatë vizitës në Odën Ekonomike të Kosovës, presidenti ka vazhduar duke thënë se “pa vënien e pikave kufitare, nuk përmbyllet procesi me Serbinë dhe për këtë arsye do të diskutohet për demarkacionin dhe  do të diskutohet për korrigjimin e kufijve”.

Thaçi tha se as BE-ja, NATO dhe SHBA-ja nuk do të mund të dalin kundër marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë në dialog.

Mirëpo presidenti Thaçi theksoi se nuk ka ndonjë datë të saktë se kur do të ndodh takimi i radhës në mes të dy delegacioneve, por ka garantuar se në fund të këtij muaji dhe fillimit të muajit shtator pret që të ketë shtim të dinamikës nga Bashkimi Evropian. 

***

Thaçi thotë se ekziston mundësi e vogël për bashkim 

Presidenti Hashim Thaçi ka sqaruar edhe një herë idenë për korrigjimin e kufijve, në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për KosovaPress ai ka theksuar se korrigjimi i kufijve nuk nënkupton ndarje dhe as shkëmbim të territoreve.

Korrigjimi i kufijve është term i përdorur nga shumë shtete në botë, si mjet për të tejkaluar hasmëritë, për të zgjidhur problemet dhe krijuar paqe afatgjate, është shprehur presidenti Thaçi.

E në pyetjen direkte se a do të thotë që Kosova nuk e jep veriun në shkëmbim të Preshevës, ai tha se “Ndarja dhe shkëmbimi i territoreve janë opsione të papranueshme edhe për mua”.

Sipas tij, kërkesa është që Kosovës t’i kthehen qytetet me shumicë shqiptare në Serbi, meqë Serbia nuk ka arritur që t’ju garantojë atyre të drejta, të cilat iu garantohen serbëve në Kosovë.

“Kemi një mundësi të vogël që të provojmë bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën”, ka thënë Thaçi.

Në lidhje me statusin e tij të fundit kritik që mediat interpretuan se i ishte dedikuar ish kryeministrit Sali Berisha, Thaçi pranon se ka dallime ndërmjet liderëve të Shqipërisë dhe Kosovës sa i takon dialogut. Ai kritikoi disa media që sipas tij janë bërë mjeshtër të shtrembërimit të së vërtetës.

***

Haradinaj thotë se korigjimi i kufijve shkakton luftë

Kryeministri Ramush Haradinaj, deklaroi se s’do të ketë korrigjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk bën të ketë as ndarje dhe këmbim territoresh; në të kundërtën, mund të nis një luftë e re”, tha Haradinaj në një intervistë për RTK-në, duke shtuar se vetëm presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, i shkon për shtati lëvizja e kufijve.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se bëhet fjalë për një retorikë publike.

“Kontrata jonë është Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Nuk guxojmë të krijojmë Kushtetutë të re”, ka theksuar Haradinaj duke shtuar se çdo lëvizje e re, shkakton luftë të re në Ballkan.

Ai tha se “nuk ka asnjëri që dëshiron lëvizjen e kufijve. Me Serbinë nuk luan kufiri asnjë metër”. “Nuk guxon askush të luaj kufij, të tentojë të bëj korrigjim të kufirit, të shkëmbejë territore”, është shprehur Haradinaj.

***

Veseli thotë se ndarja e Kosovës është ide e Serbisë 

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe se një ide e tillë është e Beogradit. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Veseli tha se çdo gjë sa i përket ndarjes territoriale të Kosovës, ka marrë fund me çlirimin e Kosovës në vitin 1999.

Kosova, sipas krye-parlamentarit Veseli, do të sigurojë ulësen në Kombet e Bashkuara dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Nuk do të ketë ndarje. Kosova nuk ka asgjë për të dhënë. Kosova hynë në dialog me pozicione shumë të qarta, ulësja në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, integrimi në Bashkimin Evropian dhe nuk është e mirë dhe nuk është e shëndoshë që të barten ide të cilat nuk janë tonat. Ideja e ndarjes është ide e Serbisë, e cila ka përfunduar në qershor të vitit 1999 përfundimisht”, tha Veseli.

***

Korrigjimi i kufijve do të prekte edhe shqiptarët e Maqedonisë

Shkrimtari dhe publicisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, mundësinë për korrigjim të kufijve të Kosovës, pas deklaratave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka cilësuar si paralajmërim për tkurrje të trojeve shqiptare.

Mehmeti për Kallxo.com ka deklaruar se në rast se Lugina do t’i bashkohej Kosovës, edhe kjo e fundit do t’i jepte diçka Serbisë.

“Duhet njeriu të jetë mbi mesataren idiot që të besoj se Kosovës do i jepet Lugina pa i dhënë ajo asgjë Serbisë. E me këta burrështetas që ka Kosova asaj do i ndodhë që të jep të veten për të marrë atë që i takon”, thotë publicisti.

Sipas Mehmetit, çështja e korrigjimit të kufijve në Ballkan, nuk do t’i linte indiferentë as shqiptarët e Maqedonisë.

“Korrigjimi kufijve të Kosovës do të çojë drejt korrigjimit të kufijve të shumë shteteve të Ballkanit. Është e pamundur që shqiptarët e Maqedonisë të jenë të pandjeshëm ndaj fatit të trojeve shqiptare dhe tërë këtë proces ta përcjellin nëpërmjet lajmeve qendrore në TV. Pastaj ndryshimi i kufijve të Kosovës domosdoshmërish do i çelë rrugë bashkimit të saj me Shqipërinë. Andaj vallë e beson dikush se procesi i bashkimit gjithë shqiptar mund të ndërpritet dhe se ai do i anashkalojë shqiptaret e Maqedonisë? Këtë mund ta besojnë vetëm disa qarqe shqiptare në Kosovë që ka kohë punojnë për përçarjen brenda shqiptare duke tentuar që shqiptarët e Maqedonisë t’i shkëpusin nga trungu kombëtar duke i përbuzur dhe ofenduar në baza fetare”, shtoi ai.

***

Në debatin për “korrigjim”, përfshihen edhe Server dhe Petrich 

Mes dy “ujqve të vjetër” të politikës botërore në Ballkan, ekspertit amerikan, Daniel Server dhe ambasadorit austriak, ish përfaqësuesit special të BE-së për Ballkan, Wolfgang Petritsch është zhvilluar një debat. 

Derisa Server në një shkrim para disa ditësh ka kundërshtuar ashpër idetë për shkëmbime etnike të territoreve në mes Serbisë dhe Kosovës, ambasadori Petritschka befasuar me një koment që ka postuar në faqen e Serverit, duke lënë të ditur se ka njohuri të thellë për marrëveshjen që po negociohet në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Kështu Petritsch i thotë Serverit se “nëse ka korrigjime të kufijve, ato do të jenë të vogla dhe kozmetike, që afektojnë një numër të vogël fshatrash në Bujanoc dhe Mitrovicë. Kjo nuk do ta ndryshon përbërjen etnike të asnjërit shtet dhe nuk do të ketë pasoja zinxhirore”.

Më tutje Petritsch e lavdëron Serverin duke i thënë se “analiza jote është e shkëlqyer, por se ka ardhur koha”, për siç thotë ambasadori i njohur austriak, “realizmin e ri në Ballkan”.

***

Daçic thotë se kanë ndryshuar qëndrimet e superfuqive ndaj Serbisë

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka deklaruar se momentalisht është situata më e mirë që çështja e Kosovës të zgjidhet përmes kompromisit.

Ai thekson se nuk beson se do të ketë ndonjëherë tjetër rast më të mirë se tani.

Daçiq ka theksuar se kanë ndryshuar qëndrimet e Rusisë, e cila është shndërruar në superfuqi, ndërsa ka raporte shumë më të ngushta me Serbinë se sa para 20 viteve, e gjithashtu ka ndryshuar edhe Amerika dhe politika e saj e jashtme.

Sipas tij, është hapur mundësia për dialog, Serbia ka krijuar marrëdhënie më të ngushta me Gjermaninë, Francën si dhe me Turqinë, ndërsa me Kinën është bërë partner strategjik.

Ai ka theksuar se ardhja e ndihmës sekretarit të shtetit amerikan, Ves Mitchell, ishte ngjarje kyçe e cila ka ndryshuar raportet e Serbisë me administratën amerikane.

Ai thotë se Mitchell ishte përfaqësuesi i parë i administratës amerikane i cili është interesuar për problemet në Ballkan dhe i cili ka pasur vullnet që t’i dëgjoj dhe të ketë mirëkuptim për qëndrimet e tyre.

Dacic thekson se ky është një ndryshim i madh dhe është i vetëdijshëm se kjo për ndokënd ndoshta nuk tingëllon si e mjaftueshme, por për të si pjesëmarrës i kësaj çështjeje me vite, është ndryshim domethënës.

***

Serwer nuk pajtohet me deklaratat e Daçiq 

Duke komentuar deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, se administrata e re në Ëashington ndryshuar qëndrimin ndaj Serbisë dhe Kosovës, Analisti dhe eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serëer tha se nuk mendon se ka ndonjë ndryshim dhe se Ëashingtoni dëgjon si Beogradin ashtu dhe Prishtinën.

***

Departamenti Amerikan kërkon që Kosova dhe Serbia të jenë fleksibile

Shtetet e Bashkuara thonë se zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të vijë nga vetë palët dhe të jetë në duart e tyre.

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit thekson se "SHBA-ja është e gatshme t'i dëgjojë dhe t'i ndihmojë palët në gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët".

"Normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është thelbësor për qëndrueshmërinë rajonale. Normalizimi po ashtu do t'iu hapte rrugë të qartë të dyja vendeve drejt anëtarësimit eventual në Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës. Tani është koha që palët të jenë kreative dhe fleksibile", thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Ajo vjen si përgjigje pas sugjerimeve të fundit se zgjidhja e mundshme e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi mund të arrihet me shkëmbim territoresh në vija etnike.

***

Haradinaj kërkon gatishmëri nga Institucionet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se gjendja në vend është e qetë dhe stabile, por ka kërkuar nga institucionet që të jenë në gjendje gatishmërie për çdo veprim që mund të prish rendin dhe ligjin. Këto komente, Haradinaj i bëri pas mbledhjes urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ku u diskutua për gjendjen e sigurisë në vend.

Kërkesa për gjendje gatishmërie sipas Haradinajt, nuk është urdhër për veprim, por që institucionet të jenë në gjendje gatishmërie, në rast se duhet të veprohet.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Haradinaj, ka komentuar edhe paralajmërimet për shpallje të autonomisë në veri të vendit nga pala serbe, nëse nuk formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, nëse dikush del nga marrëveshja ndërkombëtare, do të marr përgjigje nga organet e rendit dhe ligjit. Haradinaj ritheksoi se kushdo që hyn në territorin e Kosovës me qëllim të prishjes së rendit dhe ligjit, do të marr përgjigje nga ligji i Kosovës.

***

Rukiqi e merr shembull Bosnjën për eksporte 

Aktualitete politike nuk duhet të lënë anash çështjet ekonomike, thotë kreu i Odës Berat Rukiqi, i cili në takimet me liderët shtetërorë insiston që kjo të mos ndodhë. Koncentrimi kryesisht në çështje politike po bën që vendi të ngec në raport me ekonomitë e rajonit, thotë ai.

“Rajoni ka probleme politike, merreni rastin e Bosnjës e cila me vite ka probleme politike por në anën tjetër shumëçka që ka sjellë si pasojë politika ata e kanë tejkalua, duke u marrë me ekonomi, veçanërisht duke u marrë me rritje të eksportit, sot Bosnja është lidere rajonale gati në eksport, 39 mijë kompani të tyre eksportojnë.”

Rukiqi përmendi edhe rastin e faljes së borxheve për kompanitë e ujit, i cili sipas tij nuk është pasqyruar si duhet nga mediat, duke thënë se nuk dihet saktë borxhi i atyre kompanive. Kryetari i ri tha se ky mandat i Odës Ekonomike do ti jep fokus të veçantë prodhimit.

Rukiqi poashtu përmendi furnizimin me rrymë si një ndër problemet kryesore për biznese prodhuese. Ai njëkohësisht njoftoi se në Odën Ekonomike pritet të hapet një zyre ndërlidhëse që do ti adresojë problemet në mes të KEDS dhe bizneseve.

***

Fillojnë protestat e punëtorëve të KEDS 

Federata e Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova”, ka filluar me protestat e paralajmëruara me qëllim të rritjes së pagave dhe zbatimin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive. Protestat kanë filluar në Mitrovië, Vushtrri, Skenderaj për të vazhduar në Prishtinë dhe qytetet e tjera të Kosovës.

Punëtorët e Keds-it në distriktin në Mitrovicë u shprehën të pakënaqur me pagat e tyre si dhe mosrespektimin e marrëveshjes kolektive. Kryetari i Sindikatës Hysni Gashi, deklaroi se fillimi i protestave duhet të jetë një mesazh.

“Nga kjo protestë një mesazh u dha për qeverinë tonë, por edhe për ZRRE-në dhe menaxhmentin e KEDS-it. Këto tri palë duhet të bashkohen të gjejnë gjuhë të përbashkët edhe të na japin një jetë të dinjitetshme. Të zbatojnë Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive dhe të ngritin pagat sipas kërkesës që e ka bo sindikata”, ka thënë Gashi.

E sindikata po kërkon ngritje të pagave me nga 150 euro për secilin nga 2200 punëtorë të Keds-it. Nëse nuk do të realizohen këto kërkesa, në shtator është paralajmëruar grevë e përgjithshme.

***

Bahtiri kundër Gjergj Dedajt, i cili kërcënon raportet me shtetet mike

Kryetari i Mitrovicës, njëherit nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, ka kërkuar dorëheqjen e zëvendësministrit Gjergj Dedaj, nga Ministria e Punëve të Jashtme të cilën e drejton shefi i Bahtirit, Behgjet Pacolli.

Shkarkimin e Dedajt e kishin kërkuar edhe deputetët turq të Kuvendit të Kosovës, pas një shkrimi të zv. ministrit kundër Turqisë

Bahtiri, përmes një njoftimi dërguar mediave, i ka kërkuar Kryeministrit Haradinaj që urgjentisht ta shkarkojë Dedajn për shkak se ka nxitur përçarje dhe po prish raportet me vendet mike të Kosovës.

Edhe deputetët minoritarë të 6 plusit kanë dhënë ultimatum për shkarkimin e Dedajt.

“Z. Gjergj Dedaj me deklaratat dhe veprimet e tij të vazhdueshme gjatë muajve të fundit ka nxitur përçarje tek qytetarët e Republikës së Kosovës dhe pakënaqësi të shteteve mike, duke i dëmtuar kështu rëndë raportet me disa miq tanë dhe imazhin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar veç tjerash Bahtir.

***

I shumë-kritikuari Gjergj Dedaj emërohet ambasador 

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Gjergj Dedaj, është emëruar Ambasador i Republikës së Kosovës në Maqedoni.

Këtë e ka bërë të ditur vet Dedaj përmes një postimi në Facebook.

“Në një mision të ri, përgjegjësi shtetërore për Kosovën! Falënderoj Presidentin e Republikës së Kosovës, HT Hashim Thaçi, për besimin dhe dekretimin tim, për Ambasador/Shef i Misionit Diplomatik, të Republikës së Kosovës, në Republikën e Maqedonisë”, ka shkruar ai.



Lajme të ngjashme