Kosovë – Çelet në Prishtinë ekspozita me fotografi të AA-së gjatë 15 Korrikut

Në ambientet e Institutit "Yunus Emre" në kryeqytetin Prishtinë të Kosovës, u bë të hënën çelja e ekspozitës me fotografi të realizuara nga Agjencia Anadolli (AA) gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 Korrik 2016. ..

1013647
Kosovë – Çelet në Prishtinë ekspozita me fotografi të AA-së gjatë 15 Korrikut
AA Kosova Priştine 15 Temmuz fotoğraf sergisi 03.jpg
AA Kosova Priştine 15 Temmuz fotoğraf sergisi 02.jpg
AA Kosova Priştine 15 Temmuz fotoğraf sergisi 01.jpg

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 15 Korrikut dhe Ditës së Demokracisë e Unitetit Kombëtar", në Institutin "Yunus Emre" në kryeqytetin Prishtinë të Kosovës, u bë të hënën çelja e ekspozitës me fotografi të realizuara nga Agjencia Anadolli (AA) gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 Korrik 2016. 

Drejtori i Institutit "Yunus Emre" në Prishtinë, Mehmet Ulker, u prononcua për AA-në se kjo ekspozitë po organizohet për të tretën herë me radhë nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Prishtinë, me mbështetjen e Institutit "Yunus Emre" dhe Agjencisë Anadolli.

"Ne, si familje e Institutit 'Yunus Emre', kemi organizuar këtë aktivitet për t'i ndarë fotografitë me popullin kosovar, të cilat janë realizuar atë nate dhe janë përjetësuar nga AA-ja. Qëllimi i këtij aktiviteti është që edhe Kosova të njihet me këtë tentativë terroriste dhe tradhtare", tha Ulker duke bërë të ditur se kjo ekspozitë organizohet me moton "Ngritja e Vullnetit Kombëtar – Fotografitë e Grusht Shtetit nga AA-ja".

Sa i përket konceptit të fotografive, ai tha se ato tregojnë shembullin e popullit turk në mbrojtje të demokracisë së tij dy vite më parë.

"Ne realizuam këtë ekspozitë edhe më herët në Prizren, po ashtu edhe në 'Sallën e Kuqe' në Prishtinë, tek Monumenti i Dëshmorëve të Çanakalasë në Mamushë dhe përsëri këtë vit në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Prizren. Ky aktivitet, i cili ndërlidhet me aktivitetet e tjera në këtë kuadër, shpresojmë të arrijë tek një audiencë më e gjerë. Po e realizojmë me qëllim që mos të jetë e njëjta ekspozitë në ambientet e njëjta, por të arrijë tek një numër më i madh i njerëzve", tha Ulker.

Ndërkaq, drejtori i Institutit "Yunus Emre" përmendi edhe një shembull të dhjetë nxënësve të tyre, të cilët kanë shkuar në Turqi për të marrë pjesë në Shkollën Verore të Institutit. Ai bëri të ditur se këta nxënës, të cilët do të qëndrojnë një muaj në Turqi, kanë shprehur dëshirën të nisen në Turqi duke veshur bluzat me mbishkrimin "Jemi me ju", për të treguar solidaritetin e tyre me popullin turk për 15 Korrikun.

Diar Begolli, njëri nga vizitorët e ekspozitës, deklaroi për AA-në se është nxënës në Institutin "Yunus Emre" në Prishtinë duke shprehur mbresën e madhe nga fotografitë e ngjarjeve të tentativës për grusht shteti, fotografi këto të realizuara nga AA-ja në qytetet e ndryshme të Turqisë si Stambolli, Ankaraja apo Sivasi. Ai kujtoi edhe natën e 15 Korrikut të vitit 2016.

"Nuk kemi fjetur dhe kemi pritur deri në mëngjes atë natë", tha Begolli duke shtuar se falë Zotit nuk ka ndodhur më e keqja.

Kujtojmë se ekspozita do të jetë e hapur mes të datave 16-26 korrik në ambientet e Institutit "Yunus Emre" në Prishtinë.



Lajme të ngjashme