Greqia u jep azil puçistëve të 15 korrikut

Gjykata e Lartë Administrative e Greqisë vendosi të mërkurën për t’u njohur të drejtën e azilit politik puçistëve të arratisur në këtë vend pas tentativës së organizatës terroriste FETO për grusht shteti më 15 korrik 2016 në Turqi.

977857
Greqia u jep azil puçistëve të 15 korrikut

Gjykata e Lartë Administrative e Greqisë mori në shqyrtim në Këshillin e Përgjithshëm të saj kundërshtimin e qeverisë greke lidhur me të drejtën e azilit që Komisioni Grek i Azilit i kishte dhënë Sulejman Ëzkajnakçë (Süleyman Özkaynakçı), një nga ish-ushtarakët turq të arratisur në Greqi.

Anëtarët e Gjykatës së Lartë Administrative (ose Këshillit të Shtetit) e hodhën poshtë kundërshtimin e qeverisë ndaj vendimit të mëparshëm të komisionit dhe vendosi për t’u njohur puçistëve të drejtën e azilit.

Duke qenë se vendimi i dhënë për Ëzkajnakçë është një rast precedent, e drejta për azil vlen edhe për puçistët e tjerë.

Shtypi grek shkruan se puçistët do të fitojnë të drejtën e azilit dhe do të jenë të lirë, madje ata mund të shkojnë edhe në vende të tjera të Evropës me dokumentet e udhëtimit që do t’u japin autoritetet greke.

Përveç Ëzkajnakçësë Komisionet e Departamentit të Azilit ia kanë pranuar kërkesën e azilit edhe puçistit tjetër me emrin Ahmet Gyzel (Ahmet Güzel). Si rrjedhim janë lënë të lirë edhe dy puçistë të tjerë, për shkak të skadimit të afatit maksimal 18 muajsh të paraburgimit sipas legjislacionit grek.

Raportohet se 4 puçistët e liruar mbahen në një banesë jashtë Athinës nën masa të larta sigurie.

Në fund të muajit do të lihen të lirë edhe 4 puçistët e tjerë, për shkak të mbarimit të afatit të paraburgimit.

Gjyqësori grek ka refuzuar deri tani 3 kërkesat që i ka dërguar Turqia për ekstradim e puçistëve.

 


Lajme të ngjashme