Kotzias: Zyra e Kosovës në Athinë me karakter ekonomik, nuk e njohim Kosovën

Gjatë vizitës së tij në Beograd, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve për Kosovën dhe për perspektivën e një zyre të Kosovës në Athinë.

”Greqia nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj për Kosovën. Zyra e Kosovës në Athinë do të jetë një zyrë për çështje ekonomike dhe tregtare dhe jo një mision diplomatik”, deklaroi Kotzias.

“Ne nuk e njohim diplomatikisht Kosovën dhe as nuk do ta njohim. Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen, jo njëanshmërisht, por në tërësinë e tyre”, theksoi Kotzias.(ATSH)

Lajme të ngjashme