Një grup anarkistësh grekë sulmuan dhe pushtuan bankën turke dhe zyrat e THY-së

Një grup anarkistësh sulmuan me gurë filialin e Bankës Ziraat në Komotini dhe pushtuan zyrën e Linjave Ajrore Turke në Aeroportin e Selanikut.

Një grup anarkistësh grekë sulmuan dhe pushtuan bankën turke dhe zyrat e THY-së

Një grup i maskuar prej 25 personash, të cilët e quajnë veten “anarkistët kundër pozitës”, pas protestës së zhvilluar në orët e mbrëmjes në qendrën e qytetit të Komotinit, sulmuan me gurë filialin e Bankës Ziraat, që është bankë turke.

Ndërkohë që pati dëmtime në derë dhe dritaret e filialit, askush nuk u dëmtua për shkak se në atë orë banka ishte e mbyllur.

Gjatë protestës, personat që shpërndanin fletushka ku shkruhej “Jemi pranë YPG-së” (zgjatimi i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri), arritën të arratisen pas mbërritjes së policisë në vendngjarje.

Pas sulmit policia mori masa sigurie përreth ndërsa Zëvendësdrejtori i Policisë së Komotinit, Nikos Mavroyannis tha se filloi hetimi në lidhje me ngjarjen.

Ai tha se identiteti i sulmuesve nuk ishte përcaktuar pasi ishin me maska dhe për të kryer inspektimet do të vrojtohen kamerat e sigurisë përreth.

Nga ana tjetër një grup anarkistësh pushtuan zyrat e Linjave Ajrore Turke në Aeroportin e Selanikut.  

Anëtarët e këtij grupi bënë të ditur se zyrat e Linjave Ajrore Turke në Aeroportin e Selanikut Macedonia u pushtuan në mënyrë simbolike dhe këtë aktivitet e ndërmorën kundër operacionit “Dega e Ullirit”, që Forcat e Armatosura Turke ekzekutojnë në rajonin Afrin të Sirisë.

 



Lajme të ngjashme