Eren: BE-ja të bëjë më shumë presion për pakicat në Greqi

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Studimore IRCICA, assoc. prof. dr. Halit Eren tha për Radion “Zëri i Turqisë” se presioni që do ti bënte BE-ja Greqisë do të kontribuonte në zgjidhjen e problemeve të pakicës turke në Trakinë Perëndimore.

Eren: BE-ja të bëjë më shumë presion për pakicat në Greqi

Tema e programit radiofonik “Syri i Botës” (Çeşm-i Cihan), që transmetohet çdo të premte në Radion “Zëri i Turqisë” dhe përgatitet nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit “Yildirim Beyazit” në Ankara, prof. dr. Kudret Bulbul këtë javë ishte për Turqit e Trakisë Perëndimore.

Të ftuar në studio ishin pedagogu i Fakultetit të Shkencave Natyrore të Universitetit “Namik Kemal”, prof. dr. Levent Kayapinar. Në program u lidh me telefon edhe Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës për Kërkime në Historinë, Artin dhe Kulturën Islame (IRCICA), assoc. prof. dr. Halit Eren.

Në programin me temë “Çfarë janë për Greqinë turqit e Trakisë Perëndimore” u vlerësuan në mënyrë të detajuar nën kryefjalët si: Identiteti, Arsimi, Vakëfet dhe Myftinia e turqve të Trakisë Perëndimore, identiteti etnik i të cilëve vazhdon të mohohet nga ana e Greqisë; problemet me të cilat përballen sot ata, grabitja në mënyrë sistematike e të drejtave të garantuara me marrëveshje dypalëshe dhe ndërkombëtare, me në krye Traktin e Lozanës; cilat janë nismat që duhen ndërmarrë në kuadër të platformave ndërkombëtare në përgjithësi dhe pranë BE-së në veçanti për rikthimin e të drejtave pakicës turke në Greqi.

Nga ana e tij assoc. prof. dr. Halit Eren, i cili mori pjesë me telefon në program, tha se kanë dhënë rezultat presionet që i janë bërë Greqisë nga Bashkimi Evropian (BE) në lidhje me anulimin e nenit 19 (të ligjit që propozon heqjen e shtetësisë greke për nënshtetasit që jetojnë jashtë Greqisë dhe që nuk kanë origjinë greke shën.përkth.) dhe ky nen i ligjit është shfuqizuar. Në rast se do të ketë presione të ngjashme edhe për çështjet e tjera,- vijoi zoti Eren,- mund të arrihet progres serioz në drejtim të zgjidhjes së problemeve të Pakicës Turke në Trakinë Perëndimore.



Lajme të ngjashme