Nimetz: Shumë pranë zgjidhjes së emrit të Maqedonisë

Nimetz tha: “Mendoj se njerëzit besojnë se ka ardhur koha për zgjidhjen e kësaj çështjeje”.

Nimetz: Shumë pranë zgjidhjes së emrit të Maqedonisë

Përfundimisht kemi të bëjmë me një shans historik për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe do ta zgjidhim edhe pse ka ende shumë punë, megjithatë mendoj se tani jemi më afër se kurrë dhe vlerësoj se vullneti tek të dyja palët është pozitiv, deklaroi ndërmjetësi i OKB-së, Mathew Nimetz, në një intervistë televizive.

“Mendoj se njerëzit besojnë se ka ardhur koha për zgjidhjen e kësaj çështjeje”, theksoi Nimetz.

Lidhur me faktin se në cilin drejtim do të vazhdojë procesi, Nimetz thotë se jo të gjithë, edhe në Athinë edhe në Shkup, janë të lumtur me gjithçka.

“Dhashë disa sugjerime dhe i dëgjova pozitat e të dyja palëve. Mendoj se tani do të tentoj të mbledh diçka nga ajo që u është ofruar. Por, gjithashtu, dy ministrat e Punëve të Jashtme kanë dialog, njihen mirë dhe mendoj se ata janë njerëzit e duhur, edhe pse në fund të fundit varet nga dy qeverite nëse do të bien dakord”, theksoi ai.

Për faktin se si e vlerëson vendimin që aeroporti i Shkupit dhe autostrada të riemërohen, Nimetz thekson se ky është një hap i madh përpara. (ATSH)



Lajme të ngjashme