Greqia për Maqedoninë: Do të ishte marrëzi po të mos e shfrytëzonim mundësinë për emrin

Nëse ekziston mundësia për emrin e Maqedonisë, do të ishte marrëzi kombëtare të mos e shfrytëzonim, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Cipras në një intervistë për gazetën greke ”Ethnos”.

Greqia për Maqedoninë: Do të ishte marrëzi po të mos e shfrytëzonim mundësinë për emrin

”Risiguroj se respektoj këtë shqetësim, sidomos ndjenjat e bashkëqytetarëve të mi në Greqinë Veriore. Unë vetë jam gjysmëmaqedonas”, tha Cipras.

“Sidoqoftë, unë u kërkoj atyre që të gjykojnë qetësisht se çfarë është në interesin tonë kombëtar dhe çfarë e rrezikon atë. Moszgjidhja e rrezikon atë. Gjatë 25 viteve të fundit fqinjët tanë njihen si ‘Republika e Maqedonisë’ nga një numër vendesh, ndërkohë që ne po luftojmë kudo që të quhet FYROM”, shtoi ai.

”Një emër i përbërë, ku termi ‘Maqedoni’ të përfshihet pa asnjë përcaktim dhe që përjashton pronësinë e pozicionit gjeografik dhe historisë. Pra, nëse ekziston mundësia për emrin, do të ishte marrëzi kombëtare të mos e shfrytëzonim”, theksoi kryeministri grek, Aleksis Cipras. (ATSH)



Lajme të ngjashme