Tsipras: Viti 2018 do të jetë i shkëlqyer për Greqinë

Në mesazhin e tij për Vitin e Ri, Kryeministri grek, Alexis Tsipras, theksoi se 2018-a do të jetë një vit i shkëlqyer për Greqinë duke lënë pas kujtimin e 8 viteve të kaluara, të shoqëruara me masa drastike ekonomike...

Tsipras: Viti 2018 do të jetë i shkëlqyer për Greqinë

Në mesazhin e tij për Vitin e Ri, Kryeministri grek, Alexis Tsipras, theksoi se 2018-a do të jetë një vit i shkëlqyer për Greqinë duke lënë pas kujtimin e 8 viteve të kaluara, të shoqëruara me masa drastike ekonomike.

Tsipras iu referua sakrificave të popullit grek dhe përpjekjeve të qeverisë për nxjerrjen e vendit nga kriza.

"Greqia nuk do të kthehet më në kushtet që shkaktuan këtë tragjedi", theksoi ai.

Sipas kreu të Athinës zyrtare, entuziazmi që Greqia do të përjetojë një vit të shkëlqyer vjen pasi ekonomia është gjallëruar, papunësia ka rënë, vendi ka zenë pozicionin e tij në arenën ndërkombëtare, ndihma sociale ka qenë frymëmarrje për miliona grekë dhe se reformat në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe administratës publike po ecin me shpejtësi. /ATSH



Lajme të ngjashme