Mbetet i pandryshuar qëndrimi i Malit të Zi për çështjen e demarkacionit me Kosovën

Qëndrimi i Malit të Zi për çështjen e demarkacionit me Kosovën vazhdon të mbetet konstant edhe në prag të vizitës që Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do të realizojë në Kosovë në janar me ftesë të Kryeministrit Ramush Haradinaj.

872573
Mbetet i pandryshuar qëndrimi i Malit të Zi për çështjen e demarkacionit me Kosovën
Balkan Başbakanları Brüksel toplantı.jpg
Ilir Meta_Filip Vujanviq.jpg
Vera Kata_Cihan Özdemir.JPG

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq do të vizitojë Kosovën në janar të vitit te ardhshëm, me ftesë të Kryeministrit Ramush Haradinaj. Këtë lajm mediat në Mal të Zi e sjellin duke cituar shtypin e Kosovës. Një nga temat për të cilat do të bisedojnë dy Kryeministrat është çështja e komplikuar e demarkacionit që po mban peng liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Përndryshe të dy kryeministrat janë takuar në Bruksel në darkën e punës me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian (BE) dhe shefen e politikave të jashtme të BE-së, Frederika Mogerini. Demarkacioni i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit ë Zi paraqet një nga problemet më të mëdha për institucionet e Kosovës, kur dihet qëndrimi i subjekteve të atjeshme politike për këtë çështje. Marrëveshja për kufirin është dërguar në kuvend, por nuk është nxjerrë në rend të ditës. Nuk dihet ende se kur deputetët e Kosovës do ta kenë në agjendë këtë çështje. Sido që të jetë koalicioni aktual e ka të vështirë të sigurojë 2/3 e votave të nevojshme për miratimin e kësaj marrëveshjeje. Dalja nga kjo situatë shihet vetëm me përsëritjen e negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Podgoricës, pavarësisht se Mali i Zi zyrtarisht ka thënë se kjo çështje për ta është e mbyllur. Prishtina përmend dërgimin e marrëveshjes në arbitrazh, për çfarë duhet edhe pëlqimi i Malit të Zi.

                                                         ***

- Liqeni i Shkodrës dhe Lumi i Bunës pasuri e madhe për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Paralajmërohen projekte të përbashkëta për ruajtjen e mjedisit.

Buna me iniciativë të presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanviq, kryetarët e Podgoricës, Cetinjës, Tivarit dhe Ulqinit do të takohen në Shkodër në një mbledhje, ku do të diskutohet për valorizimin e resurseve të Liqenit të Shkodrës dhe Lumit Buna. Kjo nisëm vjen menjëherë pas vizitës së Presidentit të Malit të Zi, Vujanoviq në Shqipëri dhe takimit me homologun shqiptar Ilir Meta. Në takim është thënë se dy vendet kanë të përbashkët Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna që është një pasuri e madhe, për të cilin duhet kujdes dhe më i madh në drejtim të projekteve të përbashkëta për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit, por njëkohësisht për promovimin e përbashkët me qëllim që të dy vendet të përfitojnë sa më shumë nga kjo pasuri unike dhe tepër e rëndësishme për dy vendet fqinje.

                                                                  ***

Protesta në Podgoricë kundër vendimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Në Podgoricë para ndërtesës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është organizuar një protestë kundër vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit. Pjesëmarrësit e protestës mbanin në duar pankarta, në të cilat shkruhej “Jerusalemi – Palestina” dhe “Liri Palestinës”. Në këtë mënyrë protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre kundër vendimit të Presidentit amerikan. Protestave me mesazhe përkrahjeje dhe me flamuj të Malit të Zi dhe Palestinës i kanë dërguar edhe disa qytetarë të Podgoricës.

                                                               ***

Avancohet bashkëpunimi midis Ministrisë së Arsimit të Turqisë dhe Malit të Zi. Së shpejti në Podgoricë do të hapet Fondacioni “ Maarif”  i Turqisë.

Në Mal të Zi qëndroi për vizitë pune një delegacion i Ministrisë së Arsimit të Turqisë i kryesuar nga ndihmës ministri Orhan Erdem. Në takim me homologët e tyre malazezë është rënë dakord që Turqia të rrisë numrin e bursave për studentët nga Mali i Zi që dëshirojnë të studiojnë në Turqi. Bashkëbiseduesit janë pajtuar se midis dy vendeve ekziston bashkëpunim i mirë në fushën e arsimit, e në këtë drejtim Turqia është e interesuar që të hapë në Mal të Zi fondacion “Maarif”, ku në kuadër të kësaj shkolle private shumë nxënës do të mund të vijonin mësimin e më pas të bëhen edhe bursistë të kësaj shkolle. Përndryshe për vetë një vit Fondacioni “Maarif për momentin vepron në 20 shtete, ku ka hapur 100 shkolla dhe synon që një të ngjashme ta hapë edhe në Mal të Zi. Në këtë temë, përfaqësuesit e lartë të Ministrisë së Arsimit të Turqisë kanë biseduar edhe me ministrin e Arsimit të Malit të Zi Damir Shehoviq. Është rënë dakord që të formohet grupi i punës, i cili do të punojë për realizimin e projekteve. Në këtë kuadër krahas institutit “Yunus Emre” dhe agjencisë “TIKA” në Mal të Zi do të jetë i pranishëm edhe Fondacioni “Maarif”. Z. Erdem në takimin që pati edhe me drejtoreshën për arsim të lartë pranë Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi, Mubera Kurpejoviq është rënë dakord që të intensifikohet bashkëpunimi, kur është në pyetje marrëveshja për arsimin e nënshkruar para pesë viteve. Kurpejoviq pas takimit ka deklaruar se Turqia do të rrisë numrin e bursave për studentët në drejtimet deficitare të kuadrove për të cilat Mali i Zi ka nevojë. Po ashtu është folur për njohjen e diplomave, bashkëpunim midis ekspertëve, shkëmbimin ndërmjet nxënësve dhe studentëve. Zëvendësministri i arsimit i Turqisë z. Orhan Erdem ka thënë po ashtu se Turqia me Malin e Zi ka lidhje të ngushta miqësore andaj në fushën e arsimit do të japin ndihmesën tonë të pa kursyer.

                                                             ***

Përfundon me sukses mandati katërvjeçar i drejtori të Institutit “Yunus Emre” në Podgoricë. Disa dhjetëra projekte të realizuara ndër vite forcojnë lidhjet kulturore ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë.

Pas katër viteve në postin e drejtorit të Institutit “Yunus Emre” në Podgoricë doc.dr Cihan Ozdemir përfundoi mandatin e tij në Mal të Zi. Mediat e këtushme i kanë kushtuar vëmendje të veçantë aktiviteteve që ka organizuar ky institut, duke e cilësuar si urë kulturore midis Malit të Zi dhe Turqisë. Gjatë mandatit të tij katër vjeçar, janë realizuar mbi 40 projekte të kinematografisë turke, 20 koncerte, 12 festivale në të gjitha qytetet e Malit të Zi, 10 koncerte të grupeve folklorike, janë mbajtur më se 10 takime shkencore dhe kurse të ndryshme të mësimit të gjuhës turke, ekspozita të arteve figurative, kostumeve nga koha osmane etj. Nga 110 manifestimet e organizuara 45 prej tyre janë realizuar me institucionet lokale e ku qëllimi ka qenë prezantimi jo vetëm në Podgoricë, por edhe në qytete të tjera të Malit të Zi. Drejtori Ozdemir para largimit, ka thënë se nga Mali i Zi, të cilin e ka vizituar në ç’do cep, ndahet me përshtypjet më të mira si një vend mik i Turqisë. Ai falënderoi të gjitha mediat që kanë përcjellë aktivitetet e Institutit, i cili sipas tij tani më është në kulmin e tij të suksesit. Z. Cihan Ozdemir postin e drejtorit të Institutit “Yunus Emre” do të vazhdojë në  Baku të Azerbajxhanit.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi, përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme