Erdogan, i vetmi që mund të rregullojë marrëdhëniet turko-greke

"Nëse doni të bisedoni për marrëdhëniet turko-greke, apo të ndërtoni bashkëekzistencën e dyja shteteve në mënyrë paqësore, atëherë adresa për ta bërë këtë është Erdoani", tha shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias.

erdogan yunanistanda soydaslarla bir araya geldi.jpg
erdoğan yunanistanda.jpg
erdoğan yunanistanda2.jpg

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias në lidhje me vizitën e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Greqi më 7-8 dhjetor, bëri këtë vlerësim: "Nëse doni të bisedoni për marrëdhëniet turko-greke, apo të ndërtoni bashkëekzistencën e dyja shteteve në mënyrë paqësore, atëherë adresa për ta bërë këtë është Erdoani".

Koxias informoi komisionin parlamentar për marrëdhëniet e jashtme dhe mbrojtjen mbi vizitën e Presidentit Erdoan, gjë që ishte kërkuar nga partia kryesore e opozitës.

"Ne kemi rënë dakord që brenda tre muajve të krijojmë të gjitha kanalet e dialogut, duke përfshirë edhe bisedimet ndërqeveritare dhe ato eksploruese. Ky është një fillim nga e para”,- tha Koxias. 

Duke iu referuar deklaratave të Erdoanit për përditësimin e Traktatit të Lozanës , Koxias tha se Presidenti turk në fjalën e tij vuri në dukje se nuk kishte ndonjë pretendim territorial ndaj Greqisë.

"Nëse doni të bisedoni për marrëdhëniet turko-greke, apo të ndërtoni bashkëekzistencën e dyja shteteve në mënyrë paqësore, atëherë adresa për ta bërë këtë është Erdoani", tha Koxiax duke theksuar se në marrëdhëniet e jashtme duhet hezituar kur bëhet fjalë për dialog dhe negociata.

Pas vizitës pati progres edhe në çështjet e sigurisë dhe stabilitetit, vuri në dukje Koxias dhe shtoi: "Një vizitë nuk mund ti zgjidhë të gjitha problemet, por ne hodhëm hapa përpara”.

 


Lajme të ngjashme