Shqipëri-Kosovë festojnë bashkë Ditën e Flamurit

Pas mbledhjes së përbashkët në Korçë kabinetet qeveritare Shqipëri-Kosovë kaluan në Vlorë, ku morën pjesë në festimet e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Arnavutluk Kosova toplantı 1.jpg
Arnavutluk Kosova toplantı.jpg
Edi Rama_Ramush Haradinaj_Arnavutluk-Kosova ortak bakanlar kurulu toplantısı.jpg
Arnavutluk Kosova toplantı 2.jpg
ALSAR_Kalendari Kombiar_02.jpg
Somuncu Baba film kadrosu_Yunus Emre_İşkodra_12.jpg

-Shqipëri-Kosovë, zhvillohet në Korçë mbledhja e dy qeverive

Shqipëria dhe Kosova mblodhën bashkërisht në Korçë, qeveritë përkatëse. Në këtë mbledhje të katërt, të përbashkët të të dy qeverive, kryeministri Rama foli për rezultate të prekshme dhe konkrete, ndërsa theksoi se ka ende për të bërë, sidomos për sa i përket shfrytëzimit të potencialit të përbashkët, që është diaspora.

Një sërë marrëveshjesh të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Kosovës po vihen në zbatim për të orientuar ekonomitë mes dy vendeve.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, theksoi se:

"...Në Prizren, në qytetin ku shqiptarët afirmuan të bashkuar të drejtën e tyre për të ekzistuar një shekull e gjysmë më parë, qeveritë tona nisën në 2014-n një rrugëtim që ka krijuar një hapësirë të pakufishme bashkëpunimi”.

Së bashku, vijoi Kryeministri, “kemi transformuar kufirin nga një hendek ndarës, në një urë të pashembullt bashkëpunimi”.

“Sot, jemi mbledhur për herën e katërt, në Korçën e kulturës dhe të historisë kombëtare për të vijuar punën e nisur dhe bashkëkuvenduar mbi përparësitë e ndërveprimit vëllazëror mes dy vendeve, harmonizimin e mëtejshëm të interesave tona në funksion të ardhmërisë evropiane dhe prosperitetit të mbarë botës shqiptare”.

 Kryeministri Rama përgëzoi kryeministrin Haradinaj për përkushtimin e tij të palëkundur dhe të qeverisë që udhëheq për avancimin e reformave me kah Euro-Atlantik, në dobi të një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe multietnike në Kosovë.

 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë theksoi se: ”Forcimi i Kosovës në Ballkan arrihet dhe përshpejtohet më mirë mes bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë”.

Kryeministri kosovar tha se: “Kosova ende ka vështirësi për anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtarë, në marrjen e njohjeve. Prandaj dua të apeloj që edhe Shqipëria ta ndihmojë Kosovën në anëtarësimin në mekanizma ndërkombëtarë”.

Më tej, Haradinaj theksoi se:

“...Këtë takim të dy qeverive tona po e mbajmë në qytetin e Korçës të shkollës së parë shqipe të hapur 130 vjet më parë dhe po ashtu në 105 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ky vit është shpallur gjithashtu viti mbarëkombëtar i Skënderbeut nga qeveria e Shqipërisë dhe kryeministri Rama”.

Sipas kryeministrit kosovar, ky vit përmbledh në vete ëndrrën euroatlantike, të cilën më së miri e realizojmë së bashku.

"...E para është agjenda evropiane e Kosovës, e cila është integruar dhe tani është në programin qeverisës të vendit...Një agjendë e vlefshme për ne është anëtarësimi në NATO....Sot është “Dita e Forcës” së Kosovës dhe ne po punojmë me partnerët tanë dhe besoj se jemi në drejtimin e duhur dhe së shpejti do të kemi transformimin e FSK në forcat e armatosura të vendit”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj nënvizoi se Prishtina është dakord të dialogojë me Beogradin, por kërkon prezencën amerikane në këto bisedime.

Dialogun e mendojmë në momentet finale dhe mendojmë se epilogu i dialogut duhet të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia. Që dialogu të arrijë epilogun e duhur mendojmë të nevojshëm pjesëmarrjen e SHBA-së dhe të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA... Forcimi i Kosovës në Ballkan arrihet dhe përshpejtohet më mirë mes bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë”. 

 Në përfundim, kryeministri Edi Rama dhe homologu kosovar Ramush Haradinaj dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp, duke e përmbylluar me nënshkrimin e 12 marrëveshjeve ndërqeveritare Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndërkohë, Shqipëria feston sot 105-vjetorin e Pavarësisë. Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Të dy kabinetet qeveritare  u zhvendosen në Vlorë, ku morën pjesë në festimet e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Në këtë ceremoni mbajtën nga një fjalë të rastit kryeministrat Rama dhe Haradinaj si dhe presidentët Meta e Thaçi.

Po në Vlorë, në Shtëpinë Muze u  zhvillua  një aktivitet i përbashkët, ku u shpall  logo zyrtare e Vitit Mbarëkombëtar i Skënderbeut.

***

-Kryeministri Rama: Së shpejti vjen "Air Albania"

 Kryeu i qeverisë shqiptare, Edi Rama njofton se së shpejti Shqipëria do të ketë një linjë ajrore. Rama ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook të një avioni me logon “Air Albania”. Projekti është bërë publik nga kryeministri shumë kohë ma parë gjatë një vizite në Turqi.

Lajmin vjen në kohën kur raportohet se aeroportit të Rinasit, i cili ka çmimet më të larta për udhëtimet në Evropë shumë shpejt do t’i shtohet një linjë low-cost.

Kompania ajrore “Wizz Air” ka njoftuar se do të zgjerojë operacionet me bazë në aeroportin Luton në Londër. Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, deri në qershor 2018 flotës së tyre do t’i shtohen edhe 4 avionë të rinj Airbus 320.

Me zgjerimin e flotës së kësaj linje që operon kryesisht në Evropën Lindore do të nisin edhe  destinacione të reja për në Qipro, Sllovaki, Estoni, Ukrainë dhe Shqipëri.

Gjithashtu, avionët do të përdoren për të rritur edhe frekuencën e udhëtimeve në destinacionet aktuale të kompanisë, si Izraeli, Rumani dhe Kosova.

*** 

-Murat Ahmet Yörük emërohet ambasador i ri i Turqisë në Shqipëri 

 Turqia ka njoftuar emërimin e 15 ambasadorëve të rinj të Ankarasë në disa vende të ndryshme, si Koreja e Jugut, Arabia Saudite dhe Malajzia.

Në dy dekretet e publikuara në fletoren zyrtare, bëhet me dije se 11 ambasadorë të tjerë, në vende si Hungaria dhe Shqipëria, sikurse edhe zv.përfaqësuesi i përhershëm në NATO, janë thirrur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë. Për herë të parë në histori Turqia emëron ambasador dhe në Laos.

Nga këto 15 ambasadorë të emëruar është edhe ai në Shqipëpri, pikërisht ambasadori Murat Ahmet Yörük, i cili zëvendëson Hidajet Bajraktar. 

***

-Promovohet në Tiranë "Kalendari Kombiar"

Fondacioni "ALSAR", në kuadër të 105-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, prezantoi para studiuesve dhe lexuesve shqiptarë, një nga veprat më madhore të Rilindjes Kombëtare, “Kalendarin Kombiar”, të realizuar ndër vite nga një grup intelektualësh të shquar të kësaj periudhe si Kristo Luarasi, Kosta Jani Trebicka, Shahin Kolonja, Mit’hat Frashëri dhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë të jashtëm.

Në ceremoninë e promovimit të organizuar merrnin pjesë deputete të parlamentit të Shqipërisë, zv.ambasadori i Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Baş, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, zv. kryetari i Bashkisë së Tiranës, Abaz Hado, kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, përfaqësues të institucioneve të pushtetit lokal, studiues e historianë, etj.

Veprimtaria promovuese u organizua në nivelin e një konference të mirëfilltë shkencore, me kumtesa dhe trajtesa nga studiues të fushave të ndryshme, kryesisht historike dhe filologjike.

Fjalën e hapjes  e mbajti kryetari i Fondacionit “Alternativa e së Ardhmes” (ALSAR), Mehdi Gurra, i cili sqaroi para pjesëmarrësve se çfarë e shtyu atë dhe gjithë bordin e fondacionit që zgjodhën pikërisht këtë vepër për ta sjellë në duart e studiuesve dhe lexuesve shqiptarë në kuadër të 105-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.

Botimi i “Kalendarit Kombiar” me një tirazh prej 500 kopjesh është një lajm i gëzueshëm për historinë dhe kulturën shqiptare, sepse risjell edhe një herë atmosferën e viteve të lavdishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, përpjekjet e patriotëve shqiptarë, që luftën për liri dhe pavarësi e shihnin, krahas të tjerash, te ndriçimi i mendjes së shqiptarëve, që çdo dije dhe zbulim botëror të ishte i artikuluar në gjuhën shqipe, të kishte veshje dhe identitet kombëtar”.

Në fund të fjalës së tij, Gurra falënderoi edhe njerëz të tjerë që kanë një kontribut të çmuar në ridaljen në dritë të kësaj vepre, siç është nipi i Kristo Luarasit, prof. dr. Genci Luarasi, për një punë skrupuloze në grumbullimin, ruajtjen, sistemimin dhe përgatitjen grafike të materialit, si dhe donatorët nga Turqia që mundësuan botimin e tij.

Ndërsa, zv.ambasadori i Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Baş, duke vënë në dukje rëndësinë e pranisë së një vepre të tillë në duart e lexuesit shqiptar, vlerësoi rolin dhe kontributin e Fondacionit ALSAR për promovimin e vlerave te trashëgimisë kulturore kombëtare.

***

- Emrat të njohur të kinematografisë turke në Shqipëri

Me ftesë të institutit turk "Yunus Emre" në Shkodër kanë mbërritur në Shqipëri për një vizitë aktorë të mirënjohur të kinematografisë turke, si Emin OlcaySuna Selen-aktorja e njohur që ka luajtur rolin e mbretëreshës së dytë, ndryshe shtriga në filmin "Borëbardha dhe shtatë xhuxhat", Ali SürmeliFurkan Palalı si dhe regjisori Kursat Kizbaz.

Fillimisht ata kanë vizituar ambasadën turke në Tiranë, ku janë pritur nga ambasadori në ikje, Hidajet Bajraktar, i cili gjatë bisedës me ta ka përgëzuar aktorët për filmin që kanë sjellë me vete “Somuncu Baba - Sekreti i Dashurisë” për ta shfaqur në qytetin e Shkodrës, qytet i artit dhe i kulturës shqiptare.

Ndërsa, nën kujdesin e institutit turk "Yunus Emre", Tiranë u zhvillua paneli me temë "E djeshmja, e sotmja dhe e nesërmja e kinemasë turke", pjesë e së cilës ishin emrat e njohur të kinemagrafisë turke.

Në fjalën e tij përshëndetëse në fillim të panelit të diskutimit, drejtori i institutit “Yunus Emre” në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, tha se: "Ne këtu jemi për të prezantuar Turqinë, por artistët tanë me telenovelat e tyre e bëjnë më mirë këtë detyrë".

Gjatë diskutimit, aktorët e njohur të kinematografisë turke sollën për të pranishmit eksperiencat, momentet e veçanta dhe emocionet gjatë roleve në filma dhe seriale të ndryshme. 

Nga ana tjetër, gjatë vizitës në Shkodër aktorët e mirënjohur turq, në bibliotekën e Universitetit të Shkodrës, “Luigj Gurakuqi” zhvilluan një takim promovimi të filmit “Somuncu Baba - Sekreti i Dashurisë”, film me regji dhe produksion të Kürşat Kızbaz.  

Ndërsa një ditë më pas, në kinema “Millennium” Shkodër u realizua mbrëmja gala e filmit “Somuncu Baba - Sekreti i Dashurisë”.
Në mbrëmjen gala, e cila pati një frekuentim të dendur morën pjesë zv. ambasadori i Republikës Turke në Tiranë, Sinan Cem Baş, drejtori i çështjeve të sigurisë pranë ambasadës turke, Hakan Çiğiltepe, përgjegjësi ushtarak pranë ambasadës turke, Turgay Öztash, drejtori për çështjet tregtare pranë ambasadës turke, Halis Kaya, regjisori dhe producenti i filmit së bashku me aktorët si dhe shumë kinemadashës.

Pas fjalës së mirëseardhjes nga drejtori i institutit "Yunus Emre", për Shkodrën, Zafer Kijici u ftu për një përshëndetje regjizori Kursat Kizbaz, i cili foli mbi kinematografinë turke dhe evoluimin e saj në vite.

"... Nuk e di se sa mund të dukem nga kamerat dhe nga dritat e kamerave, por më besoni se jam shumë i lumtur dhe i entuziazmuar që ndodhem sonte me ju në realizimin e mbrëmjes gala dhe shfaqjes së filmit “Somuncu Baba-Sekreti i Dashurisë” .  

Zakonisht, regjisorët e filmave preferojnë të flasin shumë në mbrëmje gala, por unë nuk do ta bëj këtë para shfaqjes së filmit, do ta mundësojë këtë në formë bashkëbisedimi, pas shfaqjes së tij, dhe në formë pyetje-përgjigje. Në qoftë se më duhet të them diçka në lidhje me “Somuncu Baba - Sekreti i Dashurisë”, mund të them se është një film që është shfaqur në rreth 30 shtete të botës. Është ndjekur shumë, duke thyer rekorde në pjesëmarrjen në kinema të Turqisë, është pëlqyer jashtëzakonisht shumë, por këtë e kanë bërë të bukur pjesëmarrja e aktorëve shumë të shquar dhe gjej rastin ti falënderoj në praninë tuaj. Ato kanë një agjendë shumë të ngarkuar, por nuk e kthyem ftesën e Shkodrës dhe erdhëm këtu për tu takuar me ju dhe për të ndjekur nga afër filmin që e përsëris nuk do të ishte kurrë kaq i arrirë po të mos ishte një trup e tillë aktorësh.

   ...Në vitet 80 kinematografia turke ishte pothuajse e vdekur, por merr përsëri një rigjallërim. Ndërsa në fillim të viteve 2000, duke qenë se çdo gjë po dixhitalizohej, nisi dhe dixhitalizimi i kinemasë turke. Dhe telenovelat turke ishin pikërisht në vitet 2000 që filluan të bëjnë bujë dhe të shiten jashtë Turqisë. Që nga viti 2001 dhe deri sot ka një rritje të madhe të prodhimit të telenovelave turke. Nëse në vitet 1980 bota e kinematografisë botërore ishte nga telenovelat koreane dhe braziliane sot mund të themi që është nga telenovelat turke...”, tha regjisori Kursat Kizbaz.

Filmi “Somuncu Baba - Sekreti i Dashurisë”, i cili përshkruan historinë e rrugëtimit interesant gjatë jetës plot mistere të Sheh Hamid Veliut, i njohur në Anadoll si “Somuncu Baba” (Babai Bukëpjekës) dhe aventurën e përjetuar në kërkim të dashurisë hyjnore u shfaq me titra shqip dhe rrëmbeu vëmendjen e shumë shkodranëve dhe përfaqësueseve të medias.

Zv.ambasadori  i Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Bash pas shfaqjes së filmit tha:

"... I nderuar regjisor dhe trupa e aktorëve të filmit “Somuncu Baba - Sekreti i Dashurisë”, shumë të nderuar dhe të dashur pjesëmarrës, zonja dhe zotërinj! 

Më lejoni të shpreh lumturinë dhe  kënaqësinë  që ndjej, duke qenë sërish së bashku me ju. Filmi që sapo ndoqëm është një film që i ka tejkaluar koordinatat gjeografike në Azi, në Afrikë dhe në Amerikë, një film shumë i suksesshëm. Ndërsa shfaqja e filmit në Shkodër është një risi, dhe hera e parë e shfaqjes së tij në trevat e Ballkanit. Kjo është dhe një tregues shumë i mirë, se sa shumë e duam Shkodrën. Por jo vetëm ne, regjisori dhe trupa e aktorëve me shfaqjen e filmit për herë të parë në Shkodër dhe për të gjithë Ballkanin tregon më së miri ndjesitë tona shumë të vyera  për qytetin e Shkodrës... ".

Në përfundim të filmit u zhvillua një bisedë me të pranishmit, të cilët komunikuan pëlqimin e tyre për filmin dhe lumturinë që përjetuan nga prezenca e aktorëve të filmit në Shkodër. Pas bisedës, regjisorit dhe aktorëve të filmit iu dhuruan pllakate nderi. 

Më pas të pranishmit u vunë në radhë për tu fotografuar me aktorët e tyre të pëlqyer.

 -Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme