Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Turqisë vizitoi Shkodrën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Turqisë, Selami Altinok dhe delegacioni shoqërues vizituan në këtë fundjave institutin "Yunus Emre" Shkodër.

Selami Altınok 3.jpg

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Turqisë, Selami Altinok, Zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ali Çelik, Kryetari i Departamentit të Luftës ndaj Kontrabandës dhe Krimit të Organizuar, Resul Hologlu, Drejtori i Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë, Turgay Olgun dhe delegacioni shoqërues, në kuadër të takimeve në Shqipëri, vizituan në këtë fundjave institutin "Yunus Emre" Shkodër.
I gjendur në Shkodër në kuadër të takimeve në Shqipëri, Prefekti-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Turqisë, Selami Altinok dhe delegacioni shoqërues vizituan ndërtesën e Institutit dhe morën informacion nga drejtori i kësaj qendre, Zafer Kiyici. Pas filmit promovues të institutit, z. Kiyici dha informacion mbi aktivitetet kulturore, gjuhësore dhe artistike që zhvillohen në këtë qendër kulturore turke shumë të admiruar nga qytetarët shkodranë.

Më pas, në një prej ambienteve të institutit u zhvillua një bisedë e ngrohtë me z. Altinok dhe delegacionin shoqërues. Prefekti-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Turqisë shprehu kënaqësinë dhe pëlqimin e tij për ndërtesën ku zhvillon aktivitetin instituti "Yunus Emre" Shkodër dhe për organizimet e realizuara.
Në përfundim të vizitës, drejtori i  institutit u shpërndau dhurata Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Turqisë, Selami Altinok dhe delegacionit shoqërues, të cilët i shprehën stafit të institutit suksese dhe mbarësi në promovimin e kulturës turke në Shqipëri dhe miqësinë shekullore shqiptaro-turke.

Në fund të vizitës në Shkodër, të shoqëruar nga Zv.ambasadori i Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Bash dhe përfaqësues të lartë të Policisë së Shtetit shqiptar vizituan Memorialin e komandantit legjendar turk, Hasan Riza Pasha, që ndodhet në një prej qendrave kryesore të qytetit.

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme