Shqipëri-Itali, “Jo mure për të ardhmen”

“Jo mure për të ardhmen” ishte një ndër motot e ciklit të aktiviteteve “Doors of Tomorrow” (Dyert e së Nesërmes), që synon të nxjerrë në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë...

Shqipëri-Itali, “Jo mure për të ardhmen”

“Jo mure për të ardhmen” ishte një ndër motot e ciklit të aktiviteteve “Doors of Tomorrow” (Dyert e së Nesërmes), që synon të nxjerrë në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Aktiviteti “Dyert e së Nesërmes”, organizuar nga Ambasada italiane në Tiranë, Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) dhe partnerë të tjerë, u çel pasditen e së mërkurës në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) pranë ambienteve të Kryeministrisë.

Pjesëmarrës në këtë organizim ishin zv/kryeministrja e Republikës së Shqipërisë, Senida Mesi, ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo, përfaqësues të trupit diplomatik, politikanë, sipërmarrës dhe anëtarë të ndryshëm nga media e shoqëria civile.

Në fjalën e saj përshëndetëse, zv/kryeministrja Mesi vuri theksin tek miqësia e gjatë, marrëdhëniet e gjithanshme mes Shqipërisë dhe Italisë, komunikimi i hapur e bashkëkohor mes tyre, si dhe tek bashkëpunimi i ngushtë që ekziston në çdo spektër.

Duke nënvizuar rëndësinë e Italisë si një partner strategjik i Shqipërisë dhe theksuar njëkohësisht mbështetjen e dhënë në çdo kohë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë, Mesi shprehu bindjen gjithashtu se cikli i aktiviteteve “Dyert e së Nesërmes” përbën një potencial të jashtëzakonshëm në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në çdo sferë institucionale e shoqërore.

Ky organizim i Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim në Shqipëri, i cili do të zhvillohet mes datave 1-8 Nëntor 2017, nxjerr në pah rëndësinë e bashkëpunimit në çdo projekt mes Shqipërisë dhe Italisë, si rrugë e hapur drejt paqes, zhvillimit, stabilitetit dhe adresimit të sfidave të përbashkëta.



Lajme të ngjashme