Shqipëri – Helidon Bendo emërohet në krye të inteligjencës

Helidon Bendo do të jetë drejtori i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë (SHISH) duke zëvendësuar në këtë post Visho Ajazin...

Shqipëri – Helidon Bendo emërohet në krye të inteligjencës

Helidon Bendo do të jetë drejtori i ri i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë (SHISH) duke zëvendësuar në këtë post Visho Ajazin.

Kryeministri Edi Rama i paraqiti të hënën Presidentit Ilir Meta, në një takim prej 30 minutash, propozimin për lirim të drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe emërim në këtë detyrë të zv/drejtorit të SHISH-it, Helidon Bendo.

Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, vendim ky që kreu i qeverisë e mirëpriti duke e falënderuar Visho Ajazin për kontributin e tij.



Lajme të ngjashme