Rama në Dubai: Shqipëria gjithnjë e më tërheqëse për të huajt

Kryeministri i Shqipërisë tha se në qendër të vizitës në EBA ishte ngritja e një ure bashkëpunimi në funksion të investimeve në porte dhe turizëm, si edhe vendosja e një linje ajrore direkt me Shqipërinë.

Rama në Dubai: Shqipëria gjithnjë e më tërheqëse për të huajt

Ngritja e një ure bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe në funksion të investimeve në porte dhe turizëm, si edhe vendosja e një linje ajrore direkt me Shqipërinë, ishin në fokus të takimit të zhvilluar në Dubai, mes kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministrit, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

“Takim mbresëlënës dhe shpresëdhënës”, e konsideroi kryeministri Edi Rama, takimin me homologun e tij, ndërsa publikoi edhe fotot nga vizita e djeshme zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas tij, “Shqipëria është gjithnjë e më tërheqëse për të huajt dhe turizmi në Shqipëri përbën një potencial të jashtëzakonshëm”.



Lajme të ngjashme