Meta-Buquicchio: Komisioni i Venecias kontribut për konsensusin dhe reformën në drejtësi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, priti të premten në një takim kreun e Komisionit Evropian për Demokraci nëpërmjet Ligjit – Komisioni i Venecias, Gianni Buquicchio...

Meta-Buquicchio: Komisioni i Venecias kontribut për konsensusin dhe reformën në drejtësi

Presidenti Meta e falënderoi Buquicchio për kontributin e tij personal por dhe të gjithë anëtarëve të Komisionit të Venecias për ndihmën e dhënë për institucionet shqiptare, veçanërisht për këshillat e vyera në procesin e përmirësimit të paketës së ndryshimeve kushtetuese dhe ligjeve të tjera që shoqëruan reformën në sistemin e drejtësisë.

Buquicchio e uroi Metën për zgjedhjen në detyrën e Presidentit të Republikës dhe e siguroi se, Komisioni i Venecias, do të vazhdojë të këshillojë institucionet shqiptare në të mirë të përmirësimit të legjislacionit në të gjitha fushat e rëndësishme, me qëllim konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe ushtrimit të demokracisë funksionale nëpërmjet ligjit.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimet mbi fazën tranzitore aktuale që ndodhet sistemi i drejtësisë, ku si prioritare kanë vlerësuar nisjen nga funksionimi sa më parë të institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.



Lajme të ngjashme