Parqet Kombëtare në Shqipëri vazhdojnë të tërheqin interesin e turistëve

Ditët e nxehta të verës janë në të ikur dhe duket sikur turizmit veror i erdhi fundi për këtë vit, por në shumë Parqe Kombëtare ka vizitore, kryesisht të ardhur nga Evropa.

Parqet Kombëtare në Shqipëri vazhdojnë të tërheqin interesin e turistëve

Kështu ndodh me Parkun Kombëtar të Divjakës, të Thethit dhe të Tomorrit.

Këto ditë, një familje gjermane dhe miqt e saj nga Gjermania janë bërë kurioze të vizitojnë  Parkun Kombëtar të Tomorrit dhe specialistët e kësaj zone i kanë ngjitur ata deri në fshatin Dardhë, një zonë e thellë malore dhe me plot gjëra interesante për t’u pare e për t’u vizituar.

Administrata e Parkut Kombëtar të Tomorrit bën vazhdimisht përpjekje në punën e saj që ta prezantoje këtë zonë si një asset të mirefilltë turistik.

Për këtë janë përgatitur specialiste guidatore, te cilet komunikojnë në disa gjuhë, vendqëndrime dhe shlodhjeje për vizitorët, si dhe harta me destinacionet më interesante për t’u vizituar.



Lajme të ngjashme