Kosovë – Vendet e QUINT-it të shqetësuara me situatën politike në vend

Shtetet e QUINT-it, në një deklaratë dërguar të dielën nga Ambasada amerikane në Prishtinë, shprehen të shqetësuar me situatën politike në Kosovë...

Kosovë – Vendet e QUINT-it të shqetësuara me situatën politike në vend

Vendet e QUINT-it, në një deklaratë dërguar të dielën nga Ambasada amerikane në Prishtinë, shprehen të shqetësuar me situatën politike në Kosovë.

“Kosova është duke u ballafaquar me shumë sfida, ato të tanishme dhe ato afatgjata, duke përfshirë këtu programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, situatën energjetike dhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën evropiane të Kosovës dhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë”, thekson deklarata.

Qytetarët e Kosovës, vijohet më tej, merritojnë një Kuvend dhe qeveri për t’u ballafaquar me këto sfida.

“Është përgjegjësi e liderëve kosovarë t’i krijojnë këto institucione, por edhe të ndërmarrin reformat e nevojshme që të parandalojnë bllokada të tilla në të ardhmen. Shpresojmë që liderët kosovarë, si në politikë ashtu edhe në shoqërinë civile, do të prijnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje duke ofruar propozime konkrete”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratën e përbashkët, shtetet e QUINT-it përfundojnë se një parim primar dhe i rëndësishëm është se deputetët e zgjedhur në Kuvendin e Kosovës duhet të marrin pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës së tij.



Lajme të ngjashme