Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Mitsotakis uron Ramën, i kërkon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Kryetari i Nea Demokratia, Kyriakos Mitsotakis në një mesazh urimi që i ka dërguar Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në drejtim të forcimit të marrëdhënieve.

Mitsotakis uron Ramën, i kërkon forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Kryetari i “Nea Demokratia” në Greqi, Kyriakos Mitsotakis, ka uruar me një mesazh Kryeministrin Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.

Në një mesazh drejtuar kreut të qeverisë shqiptare, Mitsotakis uron Ramën për suksese në drejtimin e vendit mandatin e dytë.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Të forcojmë më tej lidhjen mes dy shteteve tona”, thuhet në mesazhin e Mitsotakis, drejtuar kreut të qeverisë shqiptare.



Lajme të ngjashme