Zhvillime dhe reagime politike paszgjedhore në Shqipëri

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Eduard Selami tha në një deklaratë për mediat se do të japë kontribut që gara për kreun e PD-së të jetë model.

Zhvillime dhe reagime politike paszgjedhore në Shqipëri

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Eduard Selami tha në një deklaratë për mediat se do të japë kontribut që gara për kreun e PD-së të jetë model.

Selami tha se humbja në zgjedhjet e 25 qershorit nuk ishte një humbje vetë e Bashës. Edhe pse nuk e paragjykoi vendimin e Lulzim Bashës për ngrirje të funksioneve si kryetar i PD, ai  tha se nëse do të ishte në vendin e Bashës do të dorëhiqej. 

Në deklaratën e tij, Selami u shpreh se ka hedhur kandidaturën për kryetar të PD-së “për zgjedhjet që vijnë pas një humbje të padëshiruar për ne demokratët, por pas verdiktit të popullit shqiptar”.

"...Pas verdiktit të popullit shqiptar që në demokraci është ai që vendos, unë mendoj që këto janë periudha sa të vështira, po aq të mbasura me oportunitet për një reformim dhe rinovuar të vonuar të PD për ta ngritur PD aty ku janë vlerat më të mira të demokracisë dhe të partive politike bashkëkohore. Është për të ardhur keq megjithëse forca e parë e parë politike, ku unë kam pasur kënaqësinë të jem një nga themeluesit e saj, koha e ka lënë prapa dhe këto zgjedhje e treguan. Për këtë PD dhe demokratët duhet të ecin me hapin e kohës dhe duhet t’i paraprijnë dhe unë jam shumë i sigurt që kjo do të vijë dhe ky do të jetë edhe kontributi im për kryetar të PD...", tha më tej Selami.

Ai shtoi se garat politike për kryetar partie nuk janë të lehta, por, theksoi se “jam i sigurt që me eksperiencën time që kjo garë do ta bëjë më të fortë Partinë Demokratike, më pranë demokratëve, të ngjalli shpresën dhe ta ngrejë Shqipërinë në një nga historitë më të mëdha të suksesit”.

Nga ana tjetër, dy ditë pas zgjedhjeve paralamentare në Shqipëri, përveç liderëve të tjerë botërorë si Presidenti turk Erdoan, Kancelarja gjermane, Melkel etj, që kanë përgëzuar Kryeministrin Rama për fitoren,  kryetari i grupit socialist në Parlamentin Europian, Gianni Pitella ka shprehur mendimin e tij pozitiv mbi rezultatin e tyre.

“Për Evropën është një lajm i madh fitorja socialiste e krijimi i një qeverie socialiste në Shqipëri, e cila është e impenjuar drejt Bashkimit Evropian, barazisë e politikave progresiste”, u shpreh ai.

Rizgjedhja e Edi Ramës, tha eurodeputeti Pitella, shpreh se ëndrra europiane është akoma e gjallë në këtë vend e se shqiptarët shohin të ardhmen e tyre brenda Bashkimit Europian.” 

Ndërsa, Ambasada italiane në Tiranë uron qytetarët dhe institucionet shqiptare për angazhimin e treguar në administrimin e zgjedhjeve.

Me anë të një mesazhi të publikuar në mediat sociale, Ambasada italiane uron edhe deputetët  e rinj.

“Paraqet përgëzime të sinqerta për deputetët e zgjedhur, me urimin se do të dinë t’i përgjigjen besimit që u kanë dhënë qytetarëve shqiptarë për të çuar përpara procesin e reformave drejt integrimit të plotë në BE. Italia do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj”, thuhet në qëndrimin e Ambasadës së Italisë në Shqipëri.

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme