Presidenti Thaçi uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi uroi sot kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.

Presidenti Thaçi uron kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi uroi sot kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Sot urova Kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mikun tim, Edi Ramën, për fitoren në zgjedhjet e 25 qershorit”, shkruan në një status në facebook, presidenti Thaçi.

Ai shprehet se “përtej garës partiake, mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira dhe demokratike ishte një fitore për Shqipërinë dhe qytetarët e saj”.

“Prandaj, uroj të gjitha institucionet shtetërore të Shqipërisë për suksesin e arritur dhe jam i sigurt se bashkëpunimi vëllazëror dhe institucional me Shqipërinë do të intensifikohet edhe më shumë”, thekson presidenti i Kosovës.



Lajme të ngjashme