TIKA shpërndan ndihma për fëmijët jetimë në Shqipëri

Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR kanë shpërndarë gjatë këtyre ditëve 1 mijë pako ushqimore për fëmijët jetimë.

TIKA shpërndan ndihma për fëmijët jetimë në Shqipëri

Institucionet turke vazhdojnë të shpërndajnë ndihma në Shqipëri për familjet në nevojë, në kuadër të muajit të madhëruar të  Ramazanit.

Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR kanë shpërndarë gjatë këtyre ditëve 1 mijë pako ushqimore për fëmijët jetimë.

Shpërndarja e ndihmave është bërë gjatë aktivitetit të organizuar në Tiranë në ambientet e pallatit të sportit "Farie Hoti", ku merrnin pjesë përfaqësues të TIKA-s në Shqipëri, drejtues të Fondacionit ALSAR, fëmijë jetimë dhe familjarët e tyre, etj.

Kryetari i Fondacionit Alternativa e së Ardhmes, Mehdi Gurra, u shpreh gjatë aktivitetit se sot shpërndajnë kontingjentin e 6-të të ndihmave të shpërndara gjatë muajt të Ramazanit.

"Kontingjenti i sotëm është i përbërë nga 1000 mijë pako ushqimore, të gjitha për fëmijët jetimë që ndihmon fondacioni jonë", theksoi ai.

Institucione dhe organizata humanitare nga Turqia gjatë muajt të Ramazanit shpërndajnë ndihma për familjet në nevojë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ndërsa vëmendje e veçantë iu kushtohet edhe fëmijëve jetimë.

Nga ana tjetër, fondacioni ALSAR bazuar në misionin e tij në kuadër të solidaritetit human gjatë ditëve të muajt të madhërueshëm të Ramazanit në bashkëpunim me fondacionin IHH Belgjikë realizoi  shpërndarjen e 170 pakove ushqimore për fëmijët jetim në qytetet e Pogradecit, Prrenjasit dhe Librazhdit. Familjet përfituese falenderuan donatorët për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në mënyrë të vazhdueshme ndaj kësaj kategorie.

Gjithashtu fondacioni ALSAR realizoi  shpërndarjen edhe të 300 pakove ushqimore për familjet në nevojë në Njësinë Administrative Zall-Bastar.Dhurimi i këtij kontigjenti të ndihmave u bë i mundur me mbështetjen e dhënë nga Fondacioni i ndihmave të Europës (Avrupa Yardım Vakfı

Jo vetëm kaq, por edhe shtrimi i iftareve është një traditë që ndiqet e pasurohet ndër vite nga fondacioni ALSAR me synimin per te promovuar vlerat e vëllazerimit dhe solidaritetit human që burojnë prej këtij muaji të madhëruar.

Në këtë kontekst ky institucion shtroi në mesin e kësaj jave një iftar që bashkoi drejtues të pushtetit lokal, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri si zv.Ambasadori i Turqisë, Sinan Cem Bash, përfaqësues të shoqërisë civile, intelektuale dhe besimtarë të grupmoshave të ndryshme.
Vlerat që qëndrojnë në zemër të muajit të Ramazanit – besimi, familja, komuniteti, barazia dhe drejtësia sociale, janë një apel që i drejtohet qenies njerëzore dhe opinionit publik për më shumë solidaritet ndaj njerëzve në nevojë, tha në fjalën përshëndetesë, kryetari i ALSAR, Mehdi Gurra.

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme