Kosovë – Qeveria e vendosur në luftën kundër terrorizmit

Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e fuqishëm për të qenë pjesë e koalicionit global kundër DAESH-it dhe se nuk do të tolerojë asnjë përpjekje apo tendencë nga qytetarët e saj për radikalizim dhe bashkëngjitje në luftëra të huaja...

Kosovë – Qeveria e vendosur në luftën kundër terrorizmit

Qeveria e Republikës së Kosovës po ndjek nga afër zhvillimet pas njoftimeve për vrasjen e terroristit famëkeq, Lavdrim Muhaxheri.

Me këtë rast, qeveria rikonfirmon qëndrimin e saj të paluhatshëm për të luftuar intensivisht dhe në mënyrë të vendosur çfarëdo ekstremizmi të dhunshëm dhe terrorizmin.

Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e fuqishëm për të qenë pjesë e koalicionit global kundër DAESH-it dhe se nuk do të tolerojë asnjë përpjekje apo tendencë nga qytetarët e saj për radikalizim dhe bashkëngjitje në luftëra të huaja.



Lajme të ngjashme