Maqedoni – Sapasovski dënon shkeljen e sigurisë për qytetarët

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski, në një konferencë për media dënoi sulmin me armë zjarri ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

Maqedoni – Sapasovski dënon shkeljen e sigurisë për qytetarët

Spasovski theksoi se çfarëdo qofshin motivet, zemërimi dhe arsyet e sulmit, e drejta për jetën e çdo qytetari është e pamohueshme. Ai shtoi se gjatë viteve të fundit sistemi i qeverisjes së të drejtës dhe shteti i të drejtës është shkatërruar, si pasojë e siç tha ai, politizimit të institucioneve shtetërore pas së cilës qytetarët kanë humbur besimin.

“Si Ministri e Punëve të Brendshme dënojmë të gjitha krimet dhe shkeljet e sigurisë së qytetarëve dhe shtetit. Por, në të njëjtën kohë do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme që qytetarët të besojnë përsëri në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, deklaroi Spasovski, duke shtuar se dikasteri që drejton ai do të marrë të gjitha masat e duhura për të eliminuar motivet dhe pasojat e incidentit të ditës së enjte.

Spasovski shtoi se institucionet e shtetit duhet të punojnë patjetër në interes të mbrojtjes së qytetarëve dhe të respektojnë sundimin e ligjit. Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mos marrin ndonjë vendim që do të rrezikonte jetën e tyre dhe jetën e qytetarëve të tjerë.



Lajme të ngjashme