Maqedoni – Zoran Zaev zgjidhet sërish në krye të LSDM-së

Zoran Zaev u rizgjodh në postin e kryetarit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) në kongresin e 22-të të kësaj partie, mbajtur të shtunën në Shkup...

Maqedoni – Zoran Zaev zgjidhet sërish në krye të LSDM-së

Zoran Zaev u rizgjodh në postin e kryetarit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) në kongresin e 22-të të kësaj partie, mbajtur të shtunën në Shkup.

Në këtë kongres zgjidhen gjithashtu nënkryetarët, anëtarët e këshillit qendror dhe atij mbikëqyrës.

Radmila Sheqerinska mbeti nënkryetare e partisë, ndërsa gjatë javës së ardhshme do të zgjidhen edhe katër nënkryetarët.

“Të krijojmë shoqëri me vlera dhe mundësi të barabarta. Kjo është rruga drejt BE-së dhe NATO-s. Unë jam i përgatitur për këtë rrugë”, tha Zaev pas rizgjedhjes.

“Do të punojmë për ndërtimin, jo shkatërrimin. Përcaktimet tona strategjike janë demokracia, transparenca, liria, prosperiteti dhe shanset e barabarta. Partnerët tanë janë Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, ndërsa qëllimi ynë është të sigurojmë perspektivat euroatlantike”, theksoi ai.



Lajme të ngjashme