Deputeti i ”Agimit të Artë” dëbohet nga parlamenti grek

Ilias Kasidiaris, i cili mori fjalën gjatë një debati parlamentar, shtyu në mënyrë të dhunshme Nikos Dendias, ish-ministër i Mbrojtjes së qeverisë së djathtë.

Deputeti i ”Agimit të Artë” dëbohet nga parlamenti grek

Zëdhënësi dhe deputeti i partisë neonaziste greke ”Agimi i Artë” Ilias Kasidiaris u dëbua sot nga ambientet e brendshme të parlamenti për ofendim dhe përdorim të akteve të dhunës ndaj një deputeti të djathtë, bëhet e ditur nga burime parlamentare.

Ilias Kasidiaris, i cili mori fjalën gjatë një debati parlamentar, shtyu në mënyrë të dhunshme Nikos Dendias, ish-ministër i Mbrojtjes së qeverisë së djathtë (nëntor 2014-janar 2015) të partisë ”Demokracia e Re”, i cili po kalonte para tij, sipas këtij burimi.

Disa deputetë të ”Agimit të Artë” kanë hedhur ujë mbi Nikos Dendias.

”Ju po infektoni parlamentin. Dilni jashtë”, bërtiti kryesuesi i debatit parlamentar, Makis Balaouras, drejtuar deputetëve të ”Agimit të Artë”, duke thirrur një polic të nxirrte jashtë sallës, Ilias Kasidiaris .

”Ky incident është një fyerje e rëndë ndaj kushtetutës greke”, deklaroi Nikos Dendias.



Lajme të ngjashme