Fondacioni turk “Maarif” hap universitetin e parë në Shqipëri

Në Stamboll është firmosur një protokoll mirëbesimi për transferimin e “Institutit Kanadez të Teknologjisë” në Shqipëri tek fondacionit turk “Maarif”.

Fondacioni turk “Maarif” hap universitetin e parë në Shqipëri

Si rezultat i bisedimeve të realizuara është arritur marrëveshja që Instituti Kanadez i Teknologjisë të transferohet tek fondacioni “Maarif” i Turqisë. Në kuadër të kësaj, në qendrën e fondacionit “Maarif” në Stamboll është nënshkruar protokolli i mirëbesimit me pronarët e institutit për transferimin e kompetencave fondacionit “Maarif”.

“Instituti Kanadez i Teknologjisë” është themeluar nga një investitor nga Katari në vitin 2011 në Tiranë dhe ka 2 fakultete me 420 studentë dhe një staf akademik me rreth 50 vetë.

Ndërkohë vazhdojnë kërkimet për (të blerë) shkolla të tjera të pajisura me licencë në Shqipëri.

Në këtë drejtim, janë duke vazhduar bisedimet për transferimin e shkollave me licencë arsimi të nivelit të ulët dhe të mesëm.

Fondacioni “Maarif” i Turqisë vazhdon punimet për të themeluar në Shqipëri institucione arsimore alternative për t’u ofruar familjeve mundësinë që ti largojnë fëmijët e tyre nga shkollat e Organizatës Terroriste FETO, e cila e ka zgjedhur Ballkanin si një bazë të saj. Në Shqipëri, FETO ka 12 institucione arsimore, nga të cilat dy efunksionojnë si universitete.



Lajme të ngjashme