Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO i rëndësishëm për tërë rajonin

Në Budvë të Malit të Zi mbahet Forumi i 7-të 2BS (To Be Secure) i fokusuar në përcaktimin dhe ripërcaktimin e marrëdhënieve në relacionin ShBA-NATO-Rusi.

Karadağ_2BS_to be secure forumu_hoyt brian yee.jpg
undefined
Karadağ_2BS_to be secure forumu_dusko markovic.jpg
Karadağ_2BS_to be secure forumu.jpg

Në Budvë të Malit të Zi ka filluar Forumi i 7-të 2BS (To Be Secure) i titulluar si "Sfidat e ndryshimit të politikave dhe ridrejtimi i Aleancës", ku do të diskutohet për sfidat dhe kërcënimet më të mëdha të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare në këtë dekadë.

Në Forumin e këtij viti marrin pjesë zyrtarë të lartë nga rajoni si dhe mysafirë nga Evropa dhe Amerika.

Fokusi në forumin e shtatë kryesisht do të përqendrohet në përcaktimin dhe ridimensionimin e marrëdhënieve në linjën ShBA-NATO-Rusi. Në lidhje me këtë, theksi i veçantë do të jetë në ndikimin që do të kenë në rajon këto marrëdhënie globale.

Kryeministri malazez Dushko Markoviç, duke folur në hapje të Forumit, tha se fundi i Luftës së Ftohtë dhe intensifikimi i procesit të bashkimit të Evropës nuk ka sjellë ndërprerjen e kërcënimit të luftërave, por se hapësira Euro-Atlantike është përballur me kërcënime të reja dhe sfida, ku sidomos në këto rrethana, NATO është korniza më e mirë e sigurisë, ndërsa për Malin e Zi edhe një mundësi e madhe për zhvillim ekonomik.

"Formalisht më 5 qershor, presim dorëzimin e dokumentit tonë të ratifikuar nga Departamenti i Shtetit dhe nga ai moment Mali i Zi do të jetë anëtar me të drejta të plota i Aleancës më të fuqishme. Unë konsideroj se kjo është një ngjarje që do të sjellë më shumë paqe dhe stabilitet në vendin tonë, por edhe të gjithë Ballkanit", tha Markoviç.

Ai ka thënë se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO nuk nënkupton vetëm stabilitet për Malin e Zi, por edhe për të gjithë rajonin. Në të njëjtën kohë, kryeministri Markoviç tha se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një mesazh të qartë dhe specifik nga BE-ja dhe NATO.

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike Hoyt B. Yee theksoi se gjatë vitit të fundit kanë ndodhur disa ngjarje që kanë ndryshuar situatën e përgjithshme në botë.

"Në Ballkanin Perëndimor ndryshimi më i madh është anëtarësimi i Malit të Zi në NATO. Shtetet e Bashkuara mbeten me Malin e Zi në rrugën e saj në NATO. Ne do të vazhdojmë edhe me mbështetjen e NATO-s", tha Hoyt B. Yee.

Duke folur në lidhje me ngjarjet në Ballkanin Perëndimor, zyrtari amerikan tha se ishin të dukshme ndarjet politike.

"Kemi parë përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, pastaj politikanët në entitetin e BeH-së, Republika Serbe, të cilët kërcënojnë me shkëputje, pamë bojkotin e opozitës në Mal të Zi. Për të shmangur ngjarje të tilla, liderët duhet të mbështesin reformat në interes të qytetarëve të tyre. Shpresoj se kryeministri i ardhshëm i Kosovës do të gjejë një mekanizëm për zgjidhjen e demarkacionit me Malin e Zi dhe të sigurojë liberalizimin e vizave", tha Yee.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë partnerët e tyre në përmbushjen e detyrimeve.

Sot në Forum u diskutua për zgjerimin e NATO-s, si dhe në angazhimin e SHBA-ve për sigurinë e Evropës. Panelistët diskutuan edhe për rritjen e ndikimit rus në Evropën Juglindore, me theks në ndërhyrjen e Rusisë në Mali të Zi në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Në ditën e dytë të Forumit 2BS, të shtunën, në debatin presidencial "Populli i lirë duhet vazhdimisht që me xhelozi të ruaj lirinë e tij nga kurthe mashtruese të ndikimit të shteteve të huaja", pjesëmarrësve do t'u drejtohet Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviç, Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç, dhe Presidenti i Republikës së Sllovenisë Borut Pahor. (Nga agjencia turke e lajmeve AA)



Lajme të ngjashme