Greqi – Sulm me bombë kundër një banke në Athinë

Një sulm me bombë dëmtoi mbrëmjen e të mërkurës një filial të bankës greke “Eurobank” në qendër të Athinës, theksoi të enjten një burim policor...

716992
Greqi – Sulm me bombë kundër një banke në Athinë

Një sulm me bombë dëmtoi mbrëmjen e të mërkurës një filial të bankës greke “Eurobank” në qendër të Athinës, theksoi të enjten një burim policor.

“Një i panjohur kishte paralajmëruar mundësinë e një shpërthimi nëpërmjet një thirrjeje telefonike në qendrën e informacionit ‘Zougla’ dhe policia kishte rrethuar zonën”, sipas të njëjtit burim.

Lënda plasëse, vendosur sipas informacioneve të para në një çantë në hyrje të filialit të bankës, shpërtheu pak pas orës lokale 22:30 (19:30 GMT) në përfundim të afatit kohor prej 35 minutash, vendosur nga autori i telefonatës, duke shkaktuar dëme në ndërtesën e bankës dhe ndërtesat përreth, sqaroi burimi policor.

Këto lloj sulmesh, të cilat vendosin në shënjestër qendrat ekonomike, politike dhe diplomatike, janë të herëpashershme në Greqi që prej disa vitesh. Sipas policisë, ato ndërmerren nga grupet e ekstremit të majtë apo anarkistët.



Lajme të ngjashme