Tusk: Mbështetja e BE-së vetëm kur liderët maqedonas të gjejnë zgjidhje për krizën

Pas takimit të hënën në Shkup me Presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, deklaroi se liderët maqedonas mund të llogarisin mbështetjen e BE-së vetëm kur të gjejnë zgjidhje për krizën politike...

Tusk: Mbështetja e BE-së vetëm kur liderët maqedonas të gjejnë zgjidhje për krizën

Pas takimit të hënën në Shkup me Presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, deklaroi se liderët maqedonas mund të llogarisin mbështetjen e BE-së vetëm kur të gjejnë zgjidhje për krizën politike.

Kreu i Këshillit Evropian diskutoi me Ivanovin për krizën aktuale politike, që ka përfshirë Maqedoninë.

Tusk tha se nuk është e lehtë që të sigurohet një lidership në këto kohë të vështira të vendit. Duke theksuar se uniteti sot është shumë i nevojshëm për vendin, Tuks porositi që t’u shmangen veprimeve që do të ushqenin tensionet, ndër të tjera edhe në baza etnike.

"Kjo krizë politike është duke mbajtur vendin tuaj prapa integrimit euroatlantik. Mbetet tek ju që të gjeni një zgjidhje në përputhje me parimet demokratike, mirësjelljen dhe të arsyeshme. Vetëm një zgjidhje e tillë mund të jetë e qëndrueshme. Kur ta gjeni atë, mund ta llogarisni mbështetjen tonë", theksoi Tusk.

Ndërkaq, Presidenti Ivanov theksoi se pozicioni i tij mbetej i pandryshuar.

Sipas tij, vendimi për mosdhënien e mandatit liderit të Lidhjes Socialdemokratike të Maqedonisë (LSDM) për formimin e qeverisë së re është për të parandaluar pasojat e dëmshme, me të cilat vendi mund të ishte ballafaquar.

"Është e domosdoshme për liderët e partive politike zbatimi i prioriteteve të reformave urgjente", deklaroi Presidenti Ivanov.

Në takim u trajtua gjithashtu kriza e emigrantëve dhe roli i Maqedonisë në të.

Tusk tha se bashkëpunimi në këtë fushë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërsa theksoi se Evropa mbetet e gatshme për të përmbushur nevojat e vendit, qoftë në mbështetje humanitare për komunitetin lokal, qoftë në mjete apo resurse humane.

"Zhvilluam një strategji gjithëpërfshirëse për t’u përballur me krizën e emigrantëve dhe sot rruga e Ballkanit Perëndimor praktikisht mbetet e mbyllur, e gjithë kjo në sajë të përpjekjeve tuaja", sqaroi Tusk.



Lajme të ngjashme