Manastiri përkujton Ataturkun në 118-vjetorin e diplomimit

Në Manastir është zhvilluar ceremonia përkujtimore me rastin e 118-vjetorit të diplomimit të Mustafa Qemal Ataturkut nga shkolla ushtarake e Manastirit, sot muze.

Atatürk-ün manastır askeri idadisinden mezuniyet töreni_2017_06_süleyman ertızman_zoran jolevski.jpg
Atatürk-ün manastır askeri idadisinden mezuniyet töreni_2017_07.jpg
Atatürk-ün manastır askeri idadisinden mezuniyet töreni_2017_08.jpg
Atatürk-ün manastır askeri idadisinden mezuniyet töreni_2017_07_tarih boyunca türk-makedon ilişkileri kitabı.jpg

Është zhvilluar ceremonia përkujtimore për 118-vjetorin e diplomimit të Ataturkut nga Shkolla Ushtarake në Manastir, raporton agjencia turke e lajmeve AA.

Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë Zoran Jolevski, Këshilltarja pranë ambasadës së Turqisë në Shkup Zeynep Gündüz, anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë Salih Murat, ministri i Shtetit Beycan İlyas, Zv.Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë Gjeneral Muhamed Racaj, përfaqësues nga Ushtria turke, Gjeneralbrigade Süleyman Ertizman, përfaqësues të tjerë nga ushtria turke dhe të ftuar.

Ceremonia filloi me ekzekutimin e himeve kombëtare të të dy vendeve. Në fjalimin e tij ministri Jolevski ka rikujtuar se që nga viti 2010 ata mirëpresin miqtë nga Turqia çdo vit më 13 mars.

Duke vënë në dukje se është një nder për ta që një burrë i madh shteti si Ataturku të jetë arsimuar në Maqedoni, Jolevski ka theksuar në vijim se 13 marsi, që njihet si dita e përkujtimit të përvjetorit të diplomimit të Ataturkut është një mundësi për festimin e marrëdhënieve të mira turko-maqedonase.

“Synimi kryesor i Maqedonisë është anëtarësimi në NATO. Turqia është shteti që e ndihmon Maqedoninë që në fillimet e rrugëtimit të saj drejt NATO-s. Vetëm në këtë mënyrë rajoni i Ballkanit Perëndimor do të jetë më i sigurt. Roli i Turqisë në këtë kontekst është shumë i rëndësishëm dhe për këtë dua ta falënderoj", ka shtuar Jolevski.

Ndërkohë gjenerali i ardhur nga Turqia, Ertizman në fjalën e tij vuri theksin tek marrëdhëniet shumë të mira socio-kulturore mes dy vendeve, duke thënë se ndjehet shumë i lumtur për këtë.

Duke thënë se Maqedonia ndodhet në një rajon gjeografik shumë të pasur, Ertizman në vijim ka shtuar: "Maqedonia gjithashtu është një rajon gjeografik që ka nxjerrë njerëz të mëdhenj si Aleksandrin e Madh apo Mustafa Qemal Ataturkun, njerëz që kanë bërë emër në histori".

Në këtë ceremoni një fjalim ka mbajtur edhe përfaqësuesi i ushtrisë turke, Gündüz, i cili ka thënë se është shumë i lumtur që ndodhet në këtë ceremoni. Ai ka theksuar se e shohin Maqedoninë si një shembull të bashkëjetesës, kulturës, stabilitetit dhe paqes në rajon, si dhe ka theksuar gjithashtu se dëshirojnë një Maqedoni gjithmonë në zhvillim.

Në kuadër të kësaj ceremonie është lançuar dhe shpërndarë edhe një libër i cili titullohej: "Marrëdhëniet turko-maqedonase në historisë".

Pas përfundimit të fjalimeve të ftuarit kanë zhvilluar një vizitë në muzeun e qytetit të Manastirit dhe dhomën e Ataturkut në këtë muze.



Lajme të ngjashme