Presidenti Nishani për vizitë njëditore në Luginën e Preshevës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka zhvilluar një vizitë njëditore në Luginën e Preshevës ku u mirëprit nga popullata shqiptare në Bujanoc dhe Preshevë.

Presidenti Nishani për vizitë njëditore në Luginën e Preshevës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka zhvilluar një vizitë njëditore në Luginën e Preshevës ku u mirëprit nga popullata shqiptare në Bujanoc dhe Preshevë. Gjatë qëndrimit në Luginën e Preshevës, Presidenti Nishani ka zhvilluar një sërë takimesh dhe bisedash me drejtuesit lokalë të komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Të pranishëm ishin jo vetëm drejtuesit shqiptarë, por edhe përfaqësues të partive politike shqiptare.

Një takim të tillë Presidenti shqiptar e ka zhvilluar edhe me liderët dhe përfaqësuesit e shqiptarëve në Medvegjë: Florim Sahiti, Leme Xhema dhe Rexhep Abazi, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Në këtë takim përfaqësuesit e shqiptarëve nga Medvegja kanë informuar Presidentin shqiptar për situatën aktuale ekonomike dhe politike, në veçanti mbi atë arsimore, diskriminimin dhe eksodin e shqiptarëve nga ky mjedis gati-gati të boshatisur nga të rinjtë.

Nga ana e tij Presidenti Nishani ka shprehur shqetësim për këtë situatë të pavolitshme, me një mesazh të qartë, që të mos braktiset vendi i të parëve, citohet Agjencia e Lajmeve “Presheva Jone”.

Në fund të këtij takimi, Presidenti Nishani ka siguruar përfaqësuesit shqiptarë nga Medvegja për mbështetje dhe bashkëpunim të plotë, duke i ftuar ata për një vizitë në Tiranë.



Lajme të ngjashme