Serbi - Zgjedhjet presidenciale në 2 prill

Kryetarja e parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç, shpalli datën për zgjedhjet presidenciale në Serbi, të cilat do të mbahen më 2 prill 2017.

sırbistan seçim.jpg

Gojkoviç ftoi qytetarët që të votojnë dhe të vendosin se kush do të jetë president i Serbisë.

"Iu bëj thirrje qytetarëve që me kujdes të ndjekin fushatën zgjedhore dhe me votën e tyre në radhë të parë të vlerësojnë programet zgjedhore. I ftoj qytetarët dhe dëshiroj që të zgjedhin kandidatin më të mirë, i cili me seriozitet dhe me përgjegjësi do të bashkëpunojë me qeverinë e Serbisë dhe i cili do të punojë me të për ruajtjen e stabilitetit, lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit Serbisë", tha Gojkoviç. 

Zgjedhjet duhet të shpallen 90 ditë para skadimit të mandatit të presidentit aktual, kurse fushata mund të zgjasë së paku 30 ditë.

Aktualisht dihet se kandidat i qeverisë do të jetë kryetari i PPS-së, Aleksandar Vuçiç, kandidat i PRS-së Vojislav Seselj, Lëvizja Dveri me Boshko Obradoviç, ndërsa opozita do të ketë edhe dy kandidatë të pavarur Vuk Jeremiç dhe Sasa Jankoviç.



Lajme të ngjashme