Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Rama i shqetësuar për rritjen e influencës ruse në Ballkan

Në një intervistë për prestigjiozen britanike "The Telegraph" kryeministri shqiptar ka kërkuar nga Perëndimi të mos e lërë Ballkanin nën ndikimin rus.

Arnavutluk İşkodra imamlar konferansı.jpg
PROGRAM KAPAK BALKAN GUNDEMI_Hilmi.jpg
Balkanlar 2016 53.jpg
Balkanlar 2016 17.jpg

-Këshilli i ministrave të kulturës nga EJL konferencë në Tiranë...

Ministria e kulturës e Republikës së Shqipërisë, që mban presidencën e këshillit të ministrave të kulturës nga vendet e Europës Juglindore CoMoCoSEE (Council of Ministers of Culture of South East Europe), ka organizuar në Tiranë konferencën e tretë ministrore me temë “Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qëndrueshëm”.

Qëllimi i konferencës sipas organizatorëve ishte diskutimi për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal për kulturën, duke e konsideruar si një shtyllë kryesore të zhvillimit ekonomik dhe ndërtimit të urave të qëndrueshme të bashkëpunimit mes vendeve.

Në ceremoninë e hapjes ka marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili u shpreh se Shqipëria ka rritur buxhetin për kulturën. 

“Të rrisësh buxhetin për kulturën nuk është asnjëherë e mjaftueshme. Kemi sfida të përbashkëta dhe për këtë të thellojmë dialogun dhe bashkëpunimin mes njeri tjetrit këtu në rajon”, u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar, Rama ka kërkuar nga BE që financimet e saj mos i përqëndrojë vetëm tek ndërtimi i burgjeve, apo komisariateve të policisë, por të financojë edhe tek e bukura dhe kultura.

"...Prandaj unë e kosnideroj shumë të rëndësishëm faktin që BE ka qasje pozitive ndaj kërkesës sonë insistuese që në finacimet e veta mos e ketë vëmendjen si të ndërtojmë burgje të reja, gjykata, komisariate të reja policia, por si të sjellim pranë njerëzve sot bukuritë e të shkuarës dhe si të lidhim atë që sot ndërtojmë me ato bukuri...",- tha Rama.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka zgjedhur konferencën “Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qendrueshëm” për t’iu përgjigjur të gjithë kritikëve për programin e rilindjes urbane. Ai tha se ato kanë kritika vulgare dhe mendjelehta.

"...Besoj që është me rëndësi që të gjejmë rrugët për të influencuar qeverisjen në nivelin qëndror dhe lokal në funksion të së bukurës. Unë shpesh ndeshem me një kritikë vulgare që lidhet më programin e rilindjes urbane që në thelb synon të ngjallë një raport me të bukurën. Një kritike sipas së cilës ne jemi pa bukë, ju investoni për fasada, ne jemi pa ujë, ju investoni për ndriçim. Ne kemi halle të tjera ju merreni me muzeume dhe hapësira publike ku në fund të ditës nuk gjen buke, ujë dhe nuk gjen zgjidhje për problemet imediate. Kjo është një kritike mendjelehte, dhe më duket e kotë për të humbur kohë të shpjegoj pse. Unë e sjell këtu në vëmendje për të nënvizuar aspektin pozitiv të kësaj qasje, që nëse do të kishim mundësi do të duhet ta përforconim edhe me më shumë financime...",- shtoi Kryeministri.

***

-Kryeministri shqiptar, Rama: Apel BE dhe ShBA: Mos e lini Ballkanin nën ndikimin rus...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për prestigjiozen britanike "The Telegraph", ka folur për një sërë çështjesh, përfshirë sistemin e drejtësisë, situatën në rajon si dhe progresin e shënuar nga Shqipëria si një vend ish-komunist.

Sa i përket ndryshimeve në sistemin gjyqësor, shefi i ekzekutivit deklaron se opozita e tanishme, ka qëndruar për shumë kohë në pushtet si dhe ka arsyet e saj për t’ju frikësuar transformimit rrënjësor në këtë fushë. Ndërkohë, në lidhje me situatën rajonale, Rama ka përsëritur edhe njëherë paralajmërimin e tij për ndikimin e Rusisë në vendet ballkanike.

“Reforma në drejtësi është një shqetësim madhor për opozitën pasi ata kanë qenë në pushtet për vite me radhë, ndaj kanë arsyet e tyre për t’ju frikësuar një sistemi drejtësie të pastër dhe mirë-funksionues. Sa i përket situatës rajonale, influenca e Rusisë mbi Ballkanin është më e fuqishme se më parë, e sidomos në qarqet politike të Serbisë dhe Malit të Zi. Kjo nuk është diçka tërheqëse për shoqërinë, pasi politikat ruse nuk korrespondojnë me ambiciet e Ballkanit për t’ju bashkuar BE-së“, thotë Rama. 

Në lidhje me të çështjen ‘Brexit’, kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se kjo ishte një zgjedhje demokratike dhe sovrane e popullit britanik, por shton se kjo gjeneratë e Evropës nuk duhet të harrojë se BE-ja është mbi të gjitha një projekt për paqe dhe siguri, dhe në plan të dytë një bashkim për një treg të lirë dhe të përbashkët.

Rama ka folur ndër të tjera edhe për tranzicionin politik në Shqipëri, duke theksuar se shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë në vend, që prej rënies së sistemit komunist.

***

-Ministri i financave, Ahmetaj: Rritja ekonomike në Shqipëri sipas pritshmërive...

Ministri i financave i Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj, gjatë një konference për mediat ka folur lidhur me performancën e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2016 dhe për disa zhvillime të tjera për sektorët e ekonomisë.

Sipas tij, viti 2016 ka qenë një vit i mirë për ekonominë e vendit në aspektin e përshpejtimit të rritjes ekonomike. 

"Ekonomia në tre tremujorët e parë të vitit 2016 shënoi një rritje prej 3.3 përqind. Përsëri të gjithë indikatorët tregojnë se në vitin 2016 do të jetë sipas pritshmërive, 3.4 apo 3.5 përqind. Besoj se nuk është rastësi dhe as çudi që 2016-ta të realizojë këtë shifër. Ekonomia ka reflektuar reformat e 3 viteve të fundit, institucionale dhe strukturore", u shpreh Ahmetaj. 

Ministri theksoi ndër të tjera se ekonomia në Shqipëria ka kapërcyer një periudhë shumë të vështirë pas vitit 2013, sipas tij, për shkak të keqmenaxhimit.

Në vlerësimin e tij, viti i kaluar ka konsoliduar rritjen ekonomike.

***

-Vettingu - Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj: Tregoni që e doni Shqipërinë më shumë se ambasadorët...

Mbledhja e firmave për peticionin pro vettingut ka vijuar për të dytën ditë rradhazi.

Bashkë me qytetarët edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se mosbërja e reformës pengon 40% të projekteve të Bashkisë.

 “...Tirana ka bërë punë të jashtëzakonshme, të cilat s’ishin bërë prej kohësh. Ajo është sot më e pastër, ka më shumë investime, sukses në realizimin e punëve publike, por imagjinoni sa shpejt mund të kishin ecur gjërat sikur Tirana të mos bllokohej në 40% të projekteve të veta...”, - tha Erion Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj apeloi qytetarët të plotësojnë peticionin për të treguar se e duan vendin e tyre më shumë se ambasadorët e akredituar në Tiranë.

 “...Ndonjëherë, në televizor të duket sikur të huajt e duan më shumë se ne Shqipërinë, sikur ambasadorët e duan më shumë se ne vendin tonë. Kjo është gjë e mirë, që ata kanë këtë ndjenjë për Shqipërinë, por nuk mund ta duan Shqipërinë më shumë se ç’e duam ne. Ndaj thirrja ime është sot, kush e do Shqipërinë, nuk ka nevojë të thotë, ‘o sa mirë me qenë shqiptar’...”,- shtoi ai.

***

-Shqipëria nënshkruan për herë të parë marrëveshje me Serbinë..

Ministria e kulturës së Shqipërisë, firmosi marrëveshjen e parë për bashkëpunim kulturor me Serbinë. Qëllimi i këtij programi bashkëpunimi kulturor është të zhvillojë dhe mbështesë bashkëpunimin kulturor mes institucioneve dhe organizatave të ndryshme të të dy vendeve, në shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e politikave në art – kulturë dhe trashëgimi kulturore, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, UNESCO-s, në përpjekje për të ndërtuar dhe nxitur marrëdhënie të mira dhe për të forcuar bashkëpunimin kulturor mes palëve.

Marrëveshja u nënshkrua nga dy ministrat e Kulturës, ai serb, Vladan Vukosavljevic dhe ministrja shqiptare, Mirela Kumbaro. Ministri serb e vlerësoi këtë si një moment historik për bashkëpunimin kulturor mes vendeve, ndërsa shprehu vullnet të plotë për të mbështetur maksimalisht çdo nismë kulturore mes dy vendeve.

Veç nënshkrimit të marrëveshjes me palën serbe, ministrja Kumbaro zhvilloi takimin bilateral me homologen greke, Lydia Koniordou.

Gjatë takimit dy ministret disktuan rreth çështjeve të artit dhe trashëgimisë kulturore, ku u ra dakord për nevojën e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes dy vendeve, për të konkretizuar projektet për të cilat u fol.

***

-U zhvillua konferenca e 6-të vjetore e imamëve të Shkodrës...

Myftinia Shkodër organizoi konferencën e 6-të vjetore të imamëve, teologëve dhe thirrësve islamë të Shkodrës.

Një mesazh për imamët u paraqit nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, i cili vlerësoi pozitat e imamëve dhe prijësve fetarë si busulla udhëzuese për rininë dhe shoqërinë.

“…Tema të tilla si “terrorizmi islam”, ku realisht mendoj se në këtë kontekst duhet të falënderohet publikisht ndërhyrja elitare e presidentit  turk, Rexhep Tajiip Erdogan në konferencën e tij me kancelaren e tij në këtë drejtim, reagim i cili u reflektua në mënyrë dinjitoze dhe qytetëruese nga znj. Merkel…”,- tha Sytari.

“…Nëse krerët dhe prijësit fetarë, që përçojnë ditë pas dite Fjalën e Hakut dhe mesazhet e harmonisë dhe bashkëjetesës në shërbim të interesit të madh të paqes sociale dhe harmonisë kombëtare nuk janë të besueshëm, ose më pak të besueshëm se kushdo tjetër, do të thotë se dikush po gënjen veten, Zotin, të tjerët…”,- shtoi ndër të tjera myftiu Sytari. 

Konferenca u përqendrua tek boshti: "Rinia dhe edukimi fetar", ku referuan dhe dhanë mesazhet e tyre, imamët dhe teologët. 

Konferenca vuri theksin tek disa çështje, si: mospranimi i etiketetimit të Islamit me terrorizmin, ndarja nga propagandat islamofobike dhe distancimi nga tendencat sektarizuese dhe përçarëse në mesin e muslimanëve, nxitja e vlerave të harmonisë dhe bashkëpunimit në mesin e muslimanëve, përhapja e dritës së dijes, arsimimit dhe dinjitetit islam tek rinia e sotme shqiptare, ruajtja dherespektimi i vlerave të harmonisë ndërfetare si një vlerë kombëtare, respektimi i prinësve fetarë si elita të shoqërisë dhe njerëzit më të besueshëm të saj, përkujdesja për edukimin e rinisë dhe mbështetja e tyre në rrugëtimet e shëndosha të besimit etj.

- Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme