Greqi – Një tjetër refugjat gjendet i vdekur në Kampin Moria të Lesbosit

Një tjetër emigrant ka humbur jetën në Kampin e Refugjatëve Moria, në ishullin grek të Lesbosit...

Greqi – Një tjetër refugjat gjendet i vdekur në Kampin Moria të Lesbosit

Një tjetër emigrant ka humbur jetën në Kampin e Refugjatëve Moria, në ishullin grek të Lesbosit.

Burime zyrtare greke bëjnë me dije se një emigrant pakistanez, rreth 20 vjeç, është gjetur i vdekur në Kampin e Refugjatëve Moria.

Kështu, është rritur në 3 numri i refugjatëve që kanë humbur jetën brenda një jave në këtë kamp.

Edhe pse nuk ka ende një deklaratë zyrtare në lidhje me shkakun e vdekjes së refugjatit pakistanez, dyshohet se ai mund të jetë helmuar nga rrjedhja e gazit të sobës në çadër.

Në këtë kamp, të martën e kaluar u gjend i vdekur një 22-vjeçar egjiptian, ndërsa të shtunën një refugjat 45-vjeçar nga Siria, që të dy brenda çadrave.

Organizatat e të drejtave të njeriut tërheqin vëmendjen vazhdimisht mbi kushtet e pafavorshme të strehimit në kampet me çadra për refugjatët në Greqi dhe Kampi Moria është ndër më të lakuarit.



Lajme të ngjashme