Bushati: Shqipëria e angazhuar për një rajon të të kyçur në rrjedhat euro-atlantike

“Vizioni i Shqipërisë është për një rajon të sigurt ku proceset demokratike shtet-konsoliduese vijojnë pa u keqpërdorur nga aktorë të tretë”, deklaroi kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati.

Bushati: Shqipëria e angazhuar për një rajon të të kyçur në rrjedhat euro-atlantike

“Vizioni i Shqipërisë është për një rajon të sigurt ku proceset demokratike shtet-konsoliduese vijojnë pa u keqpërdorur nga aktorë të tretë” deklaroi kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati në takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikën e jashtme Federica Mogherini.

Bushati bën të ditur në një status në rrjetet sociale në takimin e mbajtur në kuadër të ministerialit të Mesdheut në Barcelonë, biseda u fokusua veçanërisht në zhvillimet më të fundit në rajon.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në rajon, rolin stabilizues dhe europianizues të shqiptarëve në shtetet ku ata jetojnë, vizionin e Shqipërisë për një rajon të sigurt ku proceset demokratike shtet-konsoliduese vijojnë pa u keqpërdorur nga aktorë të tretë. Shqipëria mbetet e angazhuar për të vijuar kontributin e saj për një rajon të kyçur në rrjedhat euro-atlantike”, deklaron Ministri Bushati.



Lajme të ngjashme