Avramopulos në Greqi për të qetësuar tensionet migratore në ishuj

Komisioneri evropian i ngarkuar për migracionin, Dhimitris Avramopulos shkoi në Greqi për qetësuar tensionet në rritje në ishujt grek të Egjeut përballë fenomenit të mbikapacitetit prej më shumë se 15.000 refugjatë dhe migrantë.

Avramopulos në Greqi për të qetësuar tensionet migratore në ishuj

Pas një vizite të kryer dje në Lesbos, ku është përqëndruar pjesa më e madhe e popullsisë emigratore, komisioneri grek u takua në Athinë me kryebashkiakun e qytetit, dhe disa drejtues të lartë të ishujve të tjerë në vijën e parë të frontit si Samos, Kios, Kos dhe Leros.

Duke konfirmuar se ka dëgjuar shqetësimet e tyre, ai i siguroi ata për mbështetjen e Komisionit. Por ai gjithashtu u bëri thirrje për të marrë në konsideratë në bashkëpunimin me qeverinë, sfidën evropiane dhe kombëtare të nxitur nga fluksi emigrator. Ai tha se i bërë ftesë të gjithë të pranishmëve për një takim të ardhshëm në Bruksel për trajtimin e pikave kyçe.

Duke u shprehur në përfundim të takimi, ai deklaroi se do të hapen vende të reja akomoduese të parashikuara nga Komisariati i Lartë për Refugjatët i OKB-së, tashmë të financuara nga Komisioni.

“Ramë dakord se skenat e javës së kaluar nuk duhet të ndodhin më”, vuri theksin ai.



Lajme të ngjashme