Ahmeti: Përçarja e votës dhe rënia e numrit të deputetëve ka pasoja për të gjithë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tha se ulja e numrit të deputetëve shqiptarë në parlamentin e Maqedonisë nga përçarja e votës ka pasoja për të gjithë.

622965
Ahmeti: Përçarja e votës dhe rënia e numrit të deputetëve ka pasoja për të gjithë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti kërkoi unifikimin e votës shqiptare të cilën e arsyetoi me mosçuarjen në dëm të saj dhe defaktorizimit të shqiptarëve në Maqedoni, situatë kjo që nuk do t’i kontribuonte askujt përveç grupimeve antikombëtare dhe antishqiptare.

“BDI-ja e ka fitoren të sigurt, por nuk më gëzon fitorja e BDI-së nëse shqiptarët do të humbin shumë mandate me përçarjen e votës. Sado parti të vogla që janë, ato do të shkaktojnë dëm të madh. Afroni të gjithë njerëzit, komunikoni me ta dhe ua bëni me dije se ne vërtet do të fitojmë si BDI, por ajo fitore nuk na gëzon nëse humbim pesë apo gjashtë mandate në nivel republike”, deklaroi Ahmeti.

Maqedonia zhvillon më 11 dhjetor zgjedhjet e parakohshme parlamentare.



Lajme të ngjashme