Prishtinë - Përfundoi e qetë protesta e opozitarëve para Kuvendit

Protestuesit u shpërndanë në mënyrë të qetë nga sheshi i Prishtinës, pas shtyrjes së ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

563699
Prishtinë - Përfundoi e qetë protesta e opozitarëve para Kuvendit

Protestuesit u shpërndanë në mënyrë të qetë nga sheshi i Prishtinës, pas shtyrjes së ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Protestues të shumtë të cilët ishin tubuar papa Kuvendit, pritën lajmin e shtyrjes së shqyrtimit me një gëzim të madh. Pas përfundimit të seancës, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, Albin Kurti dhe Rexhep Selimi përshëndetën protestuesit dhe falënderuan për rezistencën e tyre.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u shpreh se fitues së ditës së sotme janë qytetarët të cilët ishin kundër kësaj marrëveshjeje. “Sot kemi korrë një fitore historike, 8200 hektarë të Kosovës i kemi shpëtuar”, u shpreh Kurti.

Ndërkohë edhe forca të shumta policore, të cilat kishin rrethuar Kuvendin dhe rrugët drejt tij, u tërhoqën nga vendi i ngjarjes.

Shqyrtimi i projekt-ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, është tërhequr nga rendi i ditës, pasi që kryeministri Isa Mustafa bëri të ditur vendimin e Qeverisë.

Ai u shpreh se ky vendim është marrë për arsye të presionit të bërë ndaj deputetëve dhe kushtëzimit të këtij votimi nga Lista Serbe. (AA)



Lajme të ngjashme