Bayraktar: Besojmë se Shqipëria do të marrë masat e nevojshme ndaj FETO

Ambasadori turk në Tiranë, Hidayet Bayraktar, ka shprehur besimin se Shqipëria do të marrë një orë e më parë masat e nevojshme kundër organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY)...

Bayraktar: Besojmë se Shqipëria do të marrë masat e nevojshme ndaj FETO

Ambasadori turk në Tiranë, Hidayet Bayraktar, ka shprehur besimin se Shqipëria do të marrë një orë e më parë masat e nevojshme kundër organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY), që kërcënoi rendin kushtetues të Republikës së Turqisë, njofton Agjencia Anadolli (AA). 

Në një deklaratë me shkrim, Bayraktar theksoi se gjatë tentativës për grusht shteti organizata terroriste guleniste ka drejtuar tanket, avionët dhe helikopterët nga populli i saj, duke tërhequr vëmendjen se gjatë kësaj nate kjo organizatë ka sulmuar edhe Parlamentin, simbolin e vullnetit të popullit turk. 

Ai theksoi se FETO, përmes tentativës për grusht shteti, u përpoq të zhdukë rendin kushtetues dhe vullnetin e popullit për të instaluar si vendimtare mendimet e veta të prishura. Ambasadori turk në Tiranë vuri në pah se ishte populli ai që me reagimin e tij mundi të ndalë një sulm të tillë duke vërshuar ne rrugë dhe sheshe. 

Duke theksuar se FETO ka shtrirje edhe në Shqipëri, ashtu sikurse në shumë vende të botës, Bayraktar ka shtuar: "Çrrënjosja e kësaj organizate me të gjitha përhapjet e saj është parësore për shtetin tonë. Këtë gjë pret edhe populli ynë." 

Sakaq, ambasadori Bayraktar tha në vijim se qëndrimi i Turqisë në lidhje me praninë e kësaj organizate terroriste në Shqipëri është i qartë.

"Në këtë pikë, besojmë se Shqipëria, si një vend vëlla, mik dhe 'partner strategjik' - ku ne kemi shumë investime - do të marrë masat e nevojshme sa më parë të jetë e mundur. Lufta kundër organizatës terroriste FETO, e cila përbën një kërcënim për rendin kushtetues të Republikës së Turqisë, është një element i rëndësishëm për marrëdhëniet tona dypalëshe", u shpreh ambasadori i Turqisë në Tiranë.



Lajme të ngjashme