Kuvendi i Shqipërisë në solidaritet me popullin turk

Në reagimin e tij lidhur me grushtin e shtetit të dështuar në Turqi, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta shprehu solidaritetin me popullin turk dhe autoritetet legjitime të vendit për kapërcimin sa më shpejt të situatës.

Kuvendi i Shqipërisë në solidaritet me popullin turk

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me grushtin e shtetit të dështuar në Turqi.

Kryeparlamentari Meta shpreh solidaritetin e tij me popullin turk dhe autoritetet legjitime te vendit për kapërcimin me sa më pak kosto të situates së rëndë të krijuar nga tentativa për grusht shteti.

Shmangia e gjakderdhjes dhe rikthimi i rendit kushtetues janë tejet të rëndësishme për stabilitetin e Turqisë dhe të gjithë rajonit, thekson Kreu i Kuvendit, Meta.

Kryetari i Kuvendit i bashkohet thirrjes se komunitetit ndërkombëtar për qetësimin e situatës, rikthimit të normalitetit dhe mbështetjes për udhëheqësit dhe institucionet legjitime të dala nga vota e popullit turk.



Lajme të ngjashme