Nishani: Duhet çuar më tej investimi i bërë për paqen në Ballkan

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, mori pjesë të enjten në hapjen zyrtare të Forumit të Krans Montanas, që zhvillohet këtë vit në Vjenë nën patronazhin e Presidentit të Austrisë, Heinz Fischer.

Nishani: Duhet çuar më tej investimi i bërë për paqen në Ballkan

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, mori pjesë të enjten në hapjen zyrtare të Forumit të Krans Montanas, që zhvillohet këtë vit në Vjenë nën patronazhin e Presidentit të Austrisë, Heinz Fischer.

Në ceremoninë e hapjes, ku ishin të pranishëm gjithashtu Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, ish-Kryemininstri i Rumanisë, Victor Ponta, ministrja e Ambientit e Marokut dhe presidentja e ardhshme e COP22, Hakima El-Haite, si dhe shumë personalitete të tjera, Presidenti Nishani mbajti një fjalim me fokus zhvillimet më të fundit evropiane dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor.

Kreu i shtetit shqiptar theksoi ndër të tjera se procesi i integrimit evropian të vendit, pavarësisht zhvillimeve më të fundit evropiane, vijon të mbështetet masivisht nga qytetarët dhe forcat politike shqiptare, pasi ky proces nënkupton standarde, zhvillim dhe mirëqenie për shqiptarët.

“Integrimi evropian nuk është thjesht një ëndërr, por objektivi më madhor dhe strategjik i Shqipërisë dhe e vetmja alternative e zhvillimit të saj”, tha ai.

Presidenti Nishani theksoi gjithashtu se është e rëndësishme që Bashkimi Evropian, institucionet e tij dhe vendet anëtare të mos neglizhojnë vëmendjen edhe ndaj procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union.

“Investimi i bërë për paqen, pajtimin, stabilitetin dhe zhvillimin e këtij rajoni duhet ruajtur dhe çuar më tej.” u shpreh kreu i shtetit shqiptar.



Lajme të ngjashme